Madonna, regjisore e filmit për historinë e një balerine
Autori: Gazeta inFokus
14:59 | 05 April 2018
Ylli i popit Madonna kthehet si regjisore me një film kushtuar jetës së jashtëzakonshme të balerinës Michaela DePrince, e cila nga një jetime e vogël e luftës civile në Sierra Leone arriti të bëhet një balerinë e famshme.
Kjo u bë e ditur nga revista Variety. Filmi, që do të realizohet nga MGM, titullohet “Taking flight” dhe është filmi i tretë kinematografik i Madonnës, pas “Sacro e Profane” (2008) dhe “W.E. – Edward dhe Wallis” (2011).
Michaela, pasi humbi të dy prindërit të vrarë në konfliktin e vendit të saj, ajo vuan nga torturat e guerilëve dhe përfundon në një jetimore, ku trajtohet si një magjistare e vogël, një demon, për shkak të njollave të bardha që ka në lëkurën e saj. Por, këtu ajo bie në dashuri me vallëzimin, duke parë rastësisht kopertinën e një reviste.
E adoptuar në moshën katër vjeçare nga një çift amerikan, Elaine e Charles DePrince, ka mundësinë të studiojë dhe të ndjekë pasionin e saj. Sot është soliste në Dutch National Ballet.
“Udhëtimi i bërë nga Michaela më tronditi shumë, – tha Madonna në ‘Variety’, – më preku si artiste dhe aktiviste që kupton diversitetin”. E angazhuar në Afrikë me shoqatën Raising Malawi, Madonna realizoi “I Am Because We Are”, një dokumentar mbi miliona fëmijë të mbetur jetimë në Malawi për shkak të AIDS-it.
Skenari i “Taking Flight” është marrë nga autobiografia e Michaela DePrince e shkruar së bashku me nënën e saj Elaine Taking Flight: “From war Orphan to Star Ballerina”, që do të dalë në Itali me titullin “Ora so volare”, që flet për jetën e saj nga lufta në Sierra Leone, deri në skenat në të cilat ka kërcyer.

T� tjera
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...
-
Tahiri-Matoshit, pasi përmendi Sami Lushtakun: Mos moralizo
Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuve...
-
Rasti i Arlindës, Musliu sjell shembullin e Pejgamberit për rolin e gruas në jetën e burrit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, ka folur për herë të parë në ...
-
Tahiri kërkon dorëheqjen e Gërvallës pas rastit të Arlinda Zekajt
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka kërkuar dorëheqjen e m...
-
Paris Guri reagon për mungesën e uniformave të kadetëve të Policisë: S’ka uniforma për ata që nesër duhet t’i mbrojnë gratë nga dhuna
Deputeti Paris Guri ka reaguar për mungesën e uniformave të kadetëve të Polic...































