Hapet rruga alternative paralele me rrugën e bllokuar në Shalën e Bajgorës
Autori: Gazeta inFokus 14:10 | 05 April 2018
Zyrtarë komunal nga Drejtoria e Mbrojtjes dhe Shpëtimit së bashku me gjeologët nga Shërbimi Gjeologjik i Kosovës kanë qëndruar të mërkurën në zonën e rrezikut nga rrëshqitjet e dheut në fshatin Trepçe, ku si shkak i rrëshqitjeve është bërë bllokimi i rrugës.
Në fjalën e tij zyrtari i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim Blerim Meholli, ka theksuar se në vendin ku ka pasur rrëshqitje të dheut dhe bllokim të rrugës për vizitë dhe analizë të gjendjes, ishte Shërbimi Gjeologjik i Kosovës si dhe tre gjeolog që punojmë në komunën e Mitrovicës.
Po ashtu ai ka shtuar se rruga kryesore nga data 16 mars 2018 është e mbyllur me urdhër të Ministrisë së Infrastrukturës, kurse është aftësuar dhe përgatitur për qarkullim rruga alternative që do përdoret derisa të gjendet një zgjidhje afatgjate kundër rrëshqitjes së dheut në këtë pjesë, ka thënë ndër të tjerash zyrtari i DMSH Blerim Meholli.
Sipas tij nga gjeologët në Shërbimi Gjeologjik i Kosovës si dhe gjeologët që punojmë në komunë Besim Beka, Bahri Sinani dhe Blerim Meholli është vëzhguar nga afër struktura e dheut dhe hapësirë më të gjerë, ku theksoj më pas se rrëshqitjet në atë rrug paraqesin rrezik për banorët e fshatrave të rajonit të Shalës së Bajgorës, ai më tutje ka thënë është vërtetuar se mund të pritet edhe rrëshqitje e re e dheut.
Ekipi i gjeologëve që ka analizuar gjendjen në këtë zonë ka konstatuar se hapi i Ministrisë për mbylljen e kësaj rruge ka qenë shumë i qëlluar pasi ajo vazhdon të jetë problem për sigurinë e qytetarëve që e frekuentojnë në baza ditore këtë rrugë.
Në ndërkohë përderisa Ministria e Infrastrukturës të ndërmerr hapat e domosdoshëm të sanimit të gjendjes, pasi kjo rrugë është në përgjegjësi të kësaj Ministrie, fal intervenimit të komunës është ndërtuar dhe mundësuare për qarkullim rruga alternative që do krijoj kushte për lëvizje për banorët e fshatrave të Shalës së Bajgorës.
Vlen të rikujtohet se kjo rrugë për qarkullimin e banorëve të fshatrave të Shalës se Bajgorës , është bërë e mundur, fal iniciativës të kryetarit të Mitrovicës Agim Bahtiri.
Të tjera
-
Shi i madh e erëra të forta në Prishtinë, lagjen Lakishte e “merr” uji
Shi i madh e erëra të forta e ka kapluar mbrëmjen e sotme në Prishtinë, shkru...
-
Sërish tërmet në Shqipëri, epiqendra shumë pranë Gjirokastrës
Një tërmet me magnitudë 3.6 i shkallës Rihter është shënuar pak minuta më par...
-
Aksident i rëndë në Prishtinë (PAMJE)
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutave në Prishtinë, shkru...
-
Ministri Peci, bën kallëzim penal ndaj zyrtarëve të LDK’së vetëm pse folën për grantet e të afërmve të Fitore Pacollit
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka bërë kallxim penal ndaj kryetarit të ...
-
Bislimi takohet me Szłapka, flasin për progresin e Kosovës në rrugën e saj drejt BE-së
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Repu...
-
Arrestohet një person në Zveçan, i gjenden ạrmë dhe municion në shtëpi
Policia e Kosovës njofton se sot pas pranimit të një informate mbi dyshim...
-
Hapet konkursi për drejtor në 12 klinika të QKUK-së
ShSKUK shpall konkurs për drejtor në 12 klinika në QKUK. Pozitat e kërkuar...
-
Nuredin Lushtaku, kandidat për deputet nga koalicioni AAK-Nisma
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka njoftuar se koalicionit i është bashkuar l...
-
Osmani udhëton për në Kanada, përfaqëson Kosovën në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë pune në Kanada dhe...
-
“Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi mund të lirohen nga paraburgimi pas disa muajve”
Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Seli...
-
Haziri takim me qytetarët: Gjilani e Anamorava janë kryengritë për ndyshim, LDK, besë dhe shpresë për Kosovën
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan Lutfi Haziri, ka...
-
Bedri Hamza iu premton rahovecasve lidhje të kësaj komune me Autostradë
Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza,...