Sport

Kombëtarja U-17 udhëtoi në Irlandën Veriore

Autori: Gazeta inFokus 15:55 | 03 April 2018

Kombëtarja U-17, sot ka udhëtuar në Irlandën Veriore, ku do të marrë pjesë në turneun zhvillimor që mbahet nën përkujdesjen e UEFA-s për grupmoshat U-16 (U-16 Develompent Tournament”), shkruan infokusi.

Edhe vitin e kaluar Kosova ishte pjesëmarrëse e këtij turneu dhe ky është i dyti i një formati të tillë, që ka për qëllim zhvillimin e futbollit te grupmosha U-16 dhe zhvillimin e tyre të gjithëmbarshëm.

Para nisjes në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari”, përzgjedhësi i Kombëtares U-17, z. Besnik Kollari, u shpreh: “Ky është një turne jashtëzakonisht i mirëseardhur e në veçanti për neve si Kosovë, që ka për qëllim zhvillimin e grupmoshave U-16. Ne do ta shfrytëzojmë këtë turne maksimalisht jo vetëm për të bërë një paraqitje të mirë dinjitoze, përballë Kombëtareve me përvojë siç është Irlanda Veriore, Ishujt Faroe dhe ajo e Luksemburgut, por do të jetë një test i mirë për të gjithë futbollistët e rinj si këta nga Kosova ashtu edhe ata që aktualisht luajnë për skuadrat evropiane, për të parë nivelin e zhvillimit të tyre sikur edhe për të fituar përvojën e duhur. Kemi një grup të mirë të futbollistëve ndaj pres zhvillime poztive”.

-Advertisement-

Ne këtë turne Kombëtarja do të zhvillojë tri ndeshje. Kështu, ndeshjen e parë më 4 prill do të luajë kundër Irlandës Veriore, më 6 prill kundër Ishujve Faroe dhe më 8 prill kundër Luksemburgut.

Ekspedita e udhëtuesve

Mirsad Çollaku, anëtar i KE të FFK-së

Besnik Kollari, përzgjedhës

Fadil Berisha, nd. trajner

Bahri Berisha, trajner i portierëve

Gëzim  Murseli, mjek

Gezim Zogu, fizioterapeut

Genc Mustafa, Menaxheri i ekipit

Taulant Ahmeti, menaxher i pajisjeve

Futbollistët

  1. Butrint Bulliqi (25.08.2002) 2 Korriku (Portier)
    2. Erdin Dushi (07.10.2002) FC El Clasico
    3. Hajdin Salihu (18.01.2002 )Kurda (Kapiten)
    4. Lekë Demjaha (04.03.2002) KF Fushë Kosova (Portier)
    5. Leorant Marmullaku (24.09.2002) KF Dukagjini
    6. Leuart Avdyli (14.04.2002) Kurda
    7. Milot Avdyli (28.07.2002) Kurda
    8. Oltion Bilalli (03.01.2002) KF Beselidhja
    9. Taulant Kicmari (23.03.2002) 2 Korriku
    10. Valon Azemi (20.01.2002) Kurda
    11. Veton Tusha (29.12.2002) FK Vardar
    12. Ardi Ajdini (04.11.2002) 2 Korriku
    13. Andi Janjeva (11.10.2002) Watford FC
    14. Adrion Pajaziti (16.11.2002) Fulham FC
    15. Florind Lokaj (08.06.2002) Valarenga
    16. Bleron Krasniqi (18.05.2002) Schalke 04
    17. Doader Mala (19.11.2002) TSV 1860 Munchen
    18. Edin Huseini (07.01.2002) TSV 1860 Munchen
    19. Valdrin Konjuhi (23.07.2002) TSV 1860 Munchen
    20. Valon Zumberi (24.11.2002) HSV Hamburg

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera