Sport

Këto janë dallimet mes Real Madridit dhe Juventusit nga Cardiff deri tani

Autori: Gazeta inFokus 11:24 | 03 April 2018

Juventus dhe Real Madrid do të përballen sonte në takimin e parë çerekfinal të Ligës së Kampionëve, shkruan infokusi.

Këto janë pesë dallimet mes Real Madridit dhe Juventusit nga takimi i tyre në Cardiff sezonin e kaluar, deri më tani.

Pothuajse një vit ka kaluar që kur Real Madridit  mundi Juventusin 4-1 në finalen e Ligës së Kampioneve 2016/17, ata tani takohen për një çerek-finale të madhe e cila zhvillohet në Torino.

-Advertisement-

Mungesat në skuadër

Juventusi nuk do të ketë dyshen e vitit të kaluar në mbrojtje Leonardo Bonucci dhe Dani Alves të cilët kaluan në Milanin respektivisht Paris Saint-Germain. Përveç kësaj, Miralem Pjanic dhe Mehdi Benatia janë pezulluar për ndeshjen e parë kundë Realit, si dhe Alex Sandro është në dyshim për këtë sfidë. Ndërkohë, Los Blancos janë praktikisht pa dëmtime.

Lucas Vazquez kthehet në vendin e ngjarjes

Lucas është i vetmi futbollist te Reali i cili atë kohë ishte në bankën rezervë së bashku me James Rodriguez, Fabio Coentrao, Mariano, Pepe dhe Ruben Yanez, të cilët më nuk janë pjesë e skuadrës së Zidane.

Rëndësia e titullit të ligës

Vitin e kaluar të dyja skuadrat kishin siguruar titullin kampion në La Liga dhe Serie A. Këtë herë, Real dhe Juve janë duke përjetuar emocione shumë të ndryshme. Katër pikë përpara Napolit, për Bianconerët, ndërsa Reali  është dukshëm jashtë garës për titull të Lal Ligë.

 

Kuotat e basteve

Në finalen e Uellsit djelmoshat e Zidane u vlersuan me 1.8 ndaj Juve e cila u koutua me 2.2.  Këtë herë, Los Blancos koutohen me 1.4 ndërsa Juve 2.75. /infokusi.com

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita Home dhe Prince Caffe: Sponsor të përgjithshëm të Sunny Hill Festival
-Advertisement-

Të tjera