Lajme

Driton Gashi mbetet shef i AKI-së, Flamur Sefaj dorëhiqet sot

Autori: Gazeta inFokus 07:57 | 03 April 2018

Ramush Haradinaj nuk është më ai njeriu të cilit i shkon fjala, ani se është kryeministër.

Pavarësisht kërkesës së tij për të liruar funksionet, Driton Gashi mbetet drejtor i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë e Flamur Sefaj ministër i Punëve të Brendshme, shkruan Koha Ditore.

Megjithëkëtë, ministri Sefaj të martën, nëpërmjet një letre publike, do ta deklarojë dorëheqjen.

-Advertisement-

Të njëjtën nuk do ta bëjë kryespiuni Gashi, ngaqë pëlqimin për largimin e tij nuk do ta japë presidenti Hashim Thaçi.

Të premten, nëpërmjet një shkrese, kreu i Qeverisë ka bërë të ditur se ka kërkuar t’i lirojnë detyrat edhe Gashi e edhe Sefaj. Vendimin e ka arsyetuar duke thënë se operacioni i ndërprerjes së lejeqëndrimit, i ndalimit, deportimit urgjent dhe të fshehtë të gjashtë qytetarëve turq nga territori i Kosovës në Turqi, ka ndodhur pa e informuar dhe pa lejen e kreut të Qeverisë. Bazuar në prononcime të mëpastajme, për aksionin që ka nxitur pakënaqësi të mëdha në Kosovë, është vënë në dijeni vetëm presidenti i shtetit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera