Sport

Golashënuesit më të mirë në Premierligë

Autori: Gazeta inFokus 23:55 | 01 April 2018

Gara për “Këpucën e Artë” në Premierligë për sezonin 2017/18 pritet të vendoset mes Harry Kane, Mohamed Salah dhe Sergio Aguero.

Harry Kane fitoi “Këpucën e Artë” edicionin e kaluar, duke shënuar 29 gola në 30 paraqitje për Tottenhamin, ndërsa i dyti u rendit Romelu Lukaku me 25 gola në 37 ndeshje për Evertonin.

Këtë sezon, Lukaku është shumë larg, ndërsa gara udhëhiqet nga Salah, dukshëm para të tjerëve.

Sulmuesi i Liverpoolit deri më tani ka shënuar 29 gola, pesë më shumë se ndjekësi më i afërt, Kane, kurse ka tetë më shumë se Aguero, raporton Goal.

-Advertisement-

Golashënuesit më të mirë në Premierligë…

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita Home dhe Prince Caffe: Sponsor të përgjithshëm të Sunny Hill Festival
-Advertisement-

Të tjera