Sport

Sejdiu tregon dy skuadrat favorite për titull këtë edicion

Autori: Gazeta inFokus 12:12 | 31 March 2018

Trajneri i mirënjohur kosovar Gani Sejdiu i cili tash e një kohë është i papunë, ka folur rreth ndeshjeve të sotme të dy ekipeve favorite për të fituar titullin e kampionit në Superligën e Kosovës në futboll.

Ai tha se ndeshjet e sotme janë të lehta në letër, por këto ndeshje mund të sjellin problem për dy skuadrat si për Prishtinën ashtu edhe për Dritën.

Sipas tij ndeshjet janë në dukje të lehta ku Prishtina dhe Drita llogariten favorite, por këto ndeshje shpesh mundë të jenë shumë delikate për favoritë.

-Advertisement-

“ Realisht duhet të fitojnë edhe Prishtina edhe Drita nëse duan ta mbajnë kreun por duhet shumë përqendrim dhe motivim në mënyrë që mos të gabojnë”, tha Sejdiu.

Në pyetjen se a janë të denja Flamurtari dhe Vëllaznimi t’u paraqesin probleme Dritës dhe Prishtinës Sejdiu tha: “Jo, realisht Drita e ka më lehtë se Prishtina sepse luan në stadiumin e vet para publikut te saj sesa Prishtina që i mungojnë keta faktorë shumë të rëndësishëm ,por jo vetëm humbja por edhe ndonje barazim eventual do të ishte si humbje e që munde të ndodh. Tash skuadrat duhet të jenë shumë të përqëndruara dhe të vendosura qe mos të gabojnë se janë në një fazë ku pastaj kanë shumë pak kohë për të rikuperuar gjërat”.

Ai përmbylli deklaratën e tij me mendimin rreth skuadrës që në fund do të shpallet kampion i Kosovës në futboll.

“Realisht favorite janë Prishtina dhe Drita, por nuk e përjashtoj as Ferronikelin në këtë garë, por gjithmonë në futboll ekziston faktori befasi dhe mund të dal edhe ndonjë klub tjetër, mirëpo këto dyja për momentin i shoh si favorite kryesore”, tha Sejdiu.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
-Advertisement-

Të tjera