Parashikim: Juventus – Milan
Autori: Gazeta inFokus 18:56 | 30 March 2018
Dy klubet më të suksesshme në futbollin italian takohen për herë të 22-të, nesër (e shtunë) në Torino, shkruan infokusi.
Kjo përplasje është jetike për të dyja palët, por në rrethana të ndryshme. Juventus do të shpresojë të shtojë epërsinë e tyre ndaj Napolit të cilët rënditen në pozitën e dytë të Serie A, ndërsa Milan do të shpresojë se mund të atakoj pozitën e katër ku rënditet Interi.
Juventus në takimin e fundit arriti një rezultat të papritur ku barazoi me SPAL 0-0, ndërsa Rossonerët fituan ndeshjen e fundit kundër Chievo me rezultatin 3:2.
Bianconerët do të hyjnë në këtë takim me rezultate fantastike duke fituar 14 nga 16 ndeshjet e fundit të Serie A. Ata janë gjithashtu të pamposhtur, në 24 takime.
Vizitorët janë në një formë të shkëlqyer, duke arritur serinë prej 10-të ndeshjeve të pamposhtur në Serie A, dhe duke fituar pesë të fundit. Megjithatë, ata mund të jenë në testin e tyre më serioz të sezonit, kur kemi parasysh se do të përballen me një Juventus që nuk ka pranuar një gol të vetëm në vitin 2018.
Beteja kryesore
Paulo Dybala kundër Leonardo Bonucci
Të dy lojtarët e njohin mirë njëri-tjetrin pasi kanë kaluar tre sezone së bashku në Torino. Por si do të ballafaqohen ata kundër njëri-tjetrit në këtë përplasje?
Dybala shënoi një penallti diskutabile në minutën e 97-të në ndeshjen e fundit për të rrëmbyer të tre pikat nga duart e Milanit. Megjithatë, skuadra e kuqezinjve që pritet të fillojë të shtunën kundër Juve do të jetë një tjetër skuadër me atë që filloi ndeshjen në sezonin e kaluar. Gianluigi Donnarumma dhe Alessio Romagnoli ishin emrat e vetëm në formacionin e skuadrës në humbjen e sezonit të kaluar me rezultatin 2-1.
Ndërsa Bonucci do të ketë më të vështirë në këtë takim, le të shpresojmë se ai është i përgatitur për një pritje armiqësore nga tifozët e Juventusit.
Lajmet e ekipit
Giorgio Chiellini, Sami Khedira dhe Alex Sandro të gjithë pritet të jenë të gatshëm për këtë përballje.
Sa i përket skuadrës së Rino Gattuso, Alessio Romagnoli është rikthyer në sencat stervitore dhe pritet të jetë në formacion.
Formacionet e mundshme:
Juventus: Buffon, Lichtsteiner, Chiellini, Rugani, Alex Sandro, Khedira, Pjanic, Matuidi, Dybala, Douglas Costa dhe Higuain.
AC Milan : Donnarumma, Borini, Bonucci, Romagnoli, Rodriguez, Kessie, Biglia, Calhanoglu, Bonaventura, Cutrone dhe Suso.
Parashikim
Dy skuadrat janë në formë të mirë në Serie A, dhe të dyja do të kërkojnë rezultat pozitiv. Duke u bazuar në formacionet startues nuk ka vend për kalkulime, edhe Juventus edhe Milan do të kërkojnë fitore në këtë përballje të rëndësishme. /infokusi.com
Rezultati final: Juventus – Milan 1:1.
Të tjera
-
Gërvalla pyetet për kritikat e Osmanit: Jemi në konventën e industrisë së drurit, për të tjerat… flasim
Kryediplomatja Donika Gërvalla ka refuzuar të përgjigjet në lidhje me kritika...
-
Vjosa Osmani do të bëjë përurimin e ambasadës së Kosovës në Kolumbi, Gërvalla: Ndihem e nderuar
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, e ka quajtur rezultat histori...
-
Kryeziu: Bashkëshortja e kryeministrit punon vetëm në institutin norvegjez, jeton midis Oslos dhe Prishtinës
Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu ka mohuar se gruaja e kryeministrit Ku...
-
Ministria e konfirmon se ka arrestime të kosovarëve nga ushtarët serb, presin detaje nga qeveria e Serbisë
Sot u raportua se dy persona nga Podujeva ishin arrestuar të premten nga usht...
-
Këta janë dy të rinjtë që janë arrestuar nga ushtria serbe
Dy të rinj nga Podujeva janë arrestuar nga autoritet serbe, pasi dyshohet se ...
-
Black Friday në Comodita Home: Përfito 100€ extra zbritje në dyshekë
Se gjumi juaj është prioritet i Comodita Home dëshmohet edhe këtë muaj! Comod...
-
Kurti: Qeveria po lụfton diskriminimin racor, drejt hartimit një ligj i ri
Nën sloganin “Forcë në diversitet – Një shoqëri pa diskriminim racor”, është ...
-
Lushtaku, Kurtit: E keni gjetur vendin të gatshëm, ka ardhur koha që Kosovën me udhëheq njerëzit që kanë kontribuar…!
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), e udhëhequr nga Ramush Haradinaj, ka ...
-
Dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi
Në mungesë të kuorumit ka dështuar të mbahet mbledhja e Komisionit për Ekonom...
-
Arrestohet një 56 vjeçar në Kaçanik, ishte i kërkuar për vjedhje të pyllit
Një person është arrestuar sot në Kaçanik. M.I., 56 vjeçar ishte i kërkuar...
-
Kundër dhụnës gjinore, Haxhiu dhe Konjufca thonë se janë forcuar mekanizmat e ligjit
Nën organizimin e Ministrisë së Drejtësisë dhe Koordinatores Nacionale Kundër...
-
Koalicionit AAK-Nisma i bashkohet ‘Lista Ideali’
Koalicionit AAK-Nisma zyrtarisht i është bashkuar edhe `Lista Ideali’ në kry...