Sport

U mbajt aktiviteti “Të gjithë jemi të barabartë” me fëmijët me nevoja të veçanta

Autori: Gazeta inFokus 16:12 | 30 March 2018

Në kuadër të shumë aktiviteteve që kanë për qëllim masovizimin e futbollit tek të rinjtë, Federata e Futbollit e Kosovës, sot, ka filluar projektin “We are all Equal – Të gjithë jemi të barabartë”, shkruan infokusi.

Ky aktivitet u mbajt në stadiumin e KF ‘Ramiz Sadiku’ me fëmijët me nevoja të veçanta, me qëllim që edhe atyre t’u mundësohet të argëtohen me lojëra të ndryshme në fushën e futbollit si dhe të shoqërohen ndërmjet veti. Ky aktivitet u organizua nën mbikëqyrjen e menaxheres së ‘Grassroots’-it në FFK, Sanije Krasniqi. Ajo ka bërë me dije se aktivitete të tilla, FFK-ja, do të organizojë edhe në të ardhmen, me qëllim që të gjithë të jenë afër futbollit dhe të shfaqin talentin e tyre, por edhe të jenë të barabartë me të gjithë të tjerët edhe në lojën me top.

Për më shumë se dy orë fëmijët u argëtuan duke luajtur futboll, por edhe lojëra të ndryshme nën përkujdesjen e trajnerëve, derisa në fund të këtij aktiviteti për të gjithë pjesëmarrësit u shtrua drekë e përbashkët. Nga afër këtë aktivitet e ndjeku edhe zëvendësdrejtoresha e Departamentit të Sportit, Afërditë Fazlija.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta
-Advertisement-

Të tjera