KMDLNJ kërkon hetim lidhur me arrestimin e Gjuriqit
Autori: Gazeta inFokus 13:22 | 27 March 2018
Këshilli për Mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut ka kërkuar hetim për intervenimin e policisë së Kosovës gjatë arrestimit të Marko Gjuriqit gjatë ditës së djeshm
KMDLNj teksa e ka vlerësuar veprim profesional atë të policisë së Kosovës, ka shtuar se paraqitja e arrestimit të tij në media ka qenë i panevojshëm dhe poshtërues ndaj tij.
Shefi i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Gjuriq u arrestua dhe pastaj u deportua për në Serbi, pasi kishte hyrje ilegalisht në territorin e Kosovës.
“KMDLNj kërkon hetim për këtë lëshim profesional që nuk është dashur të ndodhë. Intervenimin policor gjatë arrestimit të Marko Gjuriqit, KMDLNj e vlerëson si shumë profesional ndërkaq ekspozimin e panevojshëm para medieve dhe qytetarëve e sheh si folklorizëm politik dhe i ndikuar nga politika”, thuhet në një pjesë të njoftimit dërguar mediave.
Reagimi i plotë i KMDLNJ:
Për shkak të kalimit ilegal të kufirit , shefi i zyrës së Serbisë për Kosovën Marko Gjuriq u arrestua nga Policia e Kosovës për t’u sjellur në Prishtinë në një blic-qëndrim pas së cilës u deportua në Serbi përmes pikës kufitare Merdare.
Arrestimi i Marko Gjuriqit ishte një veprim shumë profesioanl i Policisë së Kosovës dhe në përputhje me standardet ndërkombëtare te vendeve me një demokraci të zhvilluar ku respektimi i të drejtave të njeriut është vlerë themelore dhe universale e demokracisë. Pasi i arrestuari Marko Gjuriq është transferuar në Qendrën e Ndalimit në Prishtinë, monitorues të KMDLNj-së kanë qenë në Qendrën e Ndalimit me ç’rast Policia e Kosovës ka qenë shumë bashkëpunuese me KMDLNj , duke mos e penguar në asnjë veprim dhe duke siguruar qasje të lirë në këtë qendër.
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut, mbështetur në mandatin që e ka dhe në bazë të marrëveshjeve të nënshkruara me Ministrinë për Punë të Brendshme përkatësisht me Policinë e Kosovës e bënë monitorimin e Qendrave të Ndalimit që janë nën përgjegjësi të MPB- Policisë së Kosovës si dhe Qendrave të Paraburgimit dhe Shtëpive Korrektuese që janë në përgjegjësin e Sherbimit Korrektues të Kosovës dhe Ministrisë së Drejtësisë.
KMDLNj, për shkak të qëndrimit disa minutësh të Marko Gjuriqit në Qendrën e Ndalimit në Prishtinë nuk ka pasur mundësi ta intervistojë të ndaluarin për t’u vërtetuar nëse ndaj tij janë bërë shkelje të drejtave të njeriut të personave të privuar nga liria.
Të tjera
-
Gazetari i BBC e pyet Vuçiqin për luftë të mundshme Kosovë- Serbi, ja si përgjigjet ai
Në një intervistë në emisionin “HARDtalk” në BBC, presidenti i Serbisë, Aleks...
-
Policia kërkon ndihmë nga qytetarët për kapjen e dy përsonave, dyshohet për dy vepra penale
Policia e Kosovës më saktësisht Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren-Sekt...
-
Më 17 dhjetor takimi i radhës në dialog
Dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë në nivel të kryenegociatorëve pritet të...
-
Njeriu më i vjetër në botë vdes në moshën 112 vjeçare
BBC ka raportuar ka vdekur njeriu më i vjetër në botë. Lajmi u b...
-
Kamala Harris planifikon një rikthim të madh politik
Zëvendëspresidentja e SHBA-së Kamala Harris nuk është bërë shumë e reklamuar ...
-
Gërvalla pyetet për kritikat e Osmanit: Jemi në konventën e industrisë së drurit, për të tjerat… flasim
Kryediplomatja Donika Gërvalla ka refuzuar të përgjigjet në lidhje me kritika...
-
Vjosa Osmani do të bëjë përurimin e ambasadës së Kosovës në Kolumbi, Gërvalla: Ndihem e nderuar
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, e ka quajtur rezultat histori...
-
Kryeziu: Bashkëshortja e kryeministrit punon vetëm në institutin norvegjez, jeton midis Oslos dhe Prishtinës
Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu ka mohuar se gruaja e kryeministrit Ku...
-
Ministria e konfirmon se ka arrestime të kosovarëve nga ushtarët serb, presin detaje nga qeveria e Serbisë
Sot u raportua se dy persona nga Podujeva ishin arrestuar të premten nga usht...
-
Këta janë dy të rinjtë që janë arrestuar nga ushtria serbe
Dy të rinj nga Podujeva janë arrestuar nga autoritet serbe, pasi dyshohet se ...
-
Black Friday në Comodita Home: Përfito 100€ extra zbritje në dyshekë
Se gjumi juaj është prioritet i Comodita Home dëshmohet edhe këtë muaj! Comod...
-
Kurti: Qeveria po lụfton diskriminimin racor, drejt hartimit një ligj i ri
Nën sloganin “Forcë në diversitet – Një shoqëri pa diskriminim racor”, është ...