Lajme

Policia jep detaje rreth arrestimit të Gjuriqit

Autori: Gazeta inFokus 19:21 | 26 March 2018

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media ka dhënë informacione shtesë rreth arrestimit të shefit të të ashtuquajturës zyre për Kosovë në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, shkruan Infokusi.com.

Në komunikate thuhet se policia duke përdorur mjetet e nevojshme dhe të domosdoshme policore, kanë arritur ta verifikojnë informacionin dhe njëherit ta arrestojnë Gjuriqin.

Më poshtë mund të gjeni të plotë komunikatën e Policisë:

-Advertisement-

“Policia e Kosovës përmes rrugëve operative ka siguruar informacione se Marko Gjuriq dhe persona të tjerë, janë parë të jenë prezent në lokacionin ku kishin planifikuar të mbanin një takim me përfaqësues dhe qytetarë të veriut të Mitrovicës

Me qëllim të verifikimit të informacionit dhe  zbatimit të vendimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës (RKS), i cili ka ndaluar vizitën në Kosovë të disa zyrtarëve serbë duke përfshirë Vulin dhe Gjuriq, ka angazhuar njësi relevante policore për të vepruar në atë lokacion

Njësitet kompetente policore gjatë hyrjes në atë lokacion me qëllim të verifikimit të informacionit të siguruar dhe për të zbatuar vendimin zyrtar të autoriteteve të shtetit, gjatë hyrjes kanë hasur në pengesa dhe rezistencë të disa personave që gjendeshin në atë lokacion.

Edhe përkundër pengesave dhe rezistencës së shfaqur njësitet policore duke përdorur mjetet e nevojshme dhe të domosdoshme policore, kanë arritur ta verifikojnë informacionin dhe njëherit ta arrestojnë Gjuriq i cili ishte prezent në atë lokacion

Policia e Kosovës bazuar në refuzimin e hyrjes në RKS-ë, të njëjtin e ka larguar nga territori i Republikës së Kosovës.”/INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI
-Advertisement-

Të tjera