Lajme

Pacolli: Stefanoviq e Gjuriq do të arrestohen nëse hynë në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 12:28 | 26 March 2018

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli ka bërë të ditur se dy zyrtarët serbë, Stefanoviq dhe Gjuriq do të arrestohen në momentin që do të hynë në Kosovë, shkruan Infokusi.com.

Pacolli përmes një postimi në ‘facebook’ ka shkruar se Nebojsha Stefanoviq ka pasur leje por i është revokuar ndërsa Marko Gjuriq nuk ka leje.

Më poshtë mund të gjeni të plotë postimin e Pacollit.

-Advertisement-

‘Nebojsha Stefanoviq ka pasur leje por i është revokuar ndërsa Marko Gjuriq nuk ka leje deri më sot. Pra për të hyrë sot në Kosovë nuk kanë leje asnjëri prej tyre. Nëse ministrat serb futen në territorin e Kosovës ata do të arrestohen’

Kujtojmë që mëngjesin  sotëm u raportua për një vizitë të mundshme të  dy zyrtarëve serbë,  Nebojsha Stefanoviq  dhe Marko Gjuriq në Kosovë.

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media ka njoftuar se ka dërguar njësi policore në veri të Mitrovicës për të impelmentuar vendimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës (RKS) për ndalim të vizitës në Kosovë të dy zyrtarëve serbë./INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera