Susuri: Do të shënojmë rezultate pozitive në testin PISA
Autori: Gazeta inFokus
12:40 | 25 March 2018
Mobilizimi i Ministrisë së Arsimit, drejtorive komunale, shkollave, si dhe informacioni i shpërndarë tek nxënësit për rëndësinë e testit PISA, sipas kryesuesit të komisionit për mbikëqyrjen e testit PISA 2018, Skender Susurit janë elemente që do të sigurojnë se në këtë test Kosova do të shënojë rezultate të mira.
Susuri në një intervistë për KosovaPress është shprehur i bindur se vendi do të rangohet më mirë sesa në vitin 2015, e kjo sipas tij është si pasojë e punës që e kanë bërë.Arsye që Kosova do të rangohet më mirë në testimin ndërkombëtar PISA 2018, sipas kryesuesit të komisionit është edhe informacioni i plot që nxënësit kanë marrë.
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në vazhdën e përgatitjeve për këtë testim, me nxënësit që do t’i nënshtrohen testimit ka bërë edhe disa teste provuese, ku përmes këtyre testimeve provuese nxënësit kanë pasur mundësinë që të familjarizohen me natyrën e pyetjeve, si dhe të përshtaten me atë që këtë herë testimi do të mbahet në mënyrë elektronike.4
Kryesuesi i Komisionit për testin PISA, Skender Susuri ka thënë se mbetet të shihet se sa iu kanë ndihmuar këto përgatitje.Udhëzimi administrativ që MAShT ka bërë së bashku me komisionin për mbikëqyrje të testit PISA, sipas kryesuesit Skender Susuri, iu ka bërë më të qartë detyrat e gjithsecilit në përgatitje të këtij testi.
Madje ai thotë se nëse ata punojnë dhe angazhohen siç është përcaktuar me këtë udhëzim, atëherë rezultatet do të jenë evidente. Ai ka treguar edhe atë se çka kanë bërë ndryshe këtë herë krahasuar me komisionin për PISA 2015.Testimi ndërkombëtar PISA në Kosovë do të mbahet nga 11 prilli deri më 5 maj, ku në këtë testim do të marrin pjesë 5 mijë e 370 nxënës nga 211 shkolla nga e gjithë Kosova.

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...
































