Kosova importon 221 Mijë Kilogramë Mish të Derrit
Autori: Gazeta inFokus 17:13 | 22 March 2018
Kosova ka importuar 221 mijë kilogramë mish të derrit që nga viti 2016 ndërsa pjesa më e madhe e këtij mishi është importuar nga Serbia.
Pjesa më e madhe e importit është mish i derrit shtëpiak, mirëpo ka edhe ‘mish të derrit jo shtëpiak’ që njihet si ‘derri i egër’, thuhet nëtë dhënat e importit të mishit të derrit që janë siguruar nga Doganat e Kosovës.
KALLXO.com i ka analizuar këto të dhëna të importit të mishit të derrit dhe del që vlera më e madhe e importit të mishit të derrit ishte në vitin 2016. Gjatë këtij viti janë importuar 111 mijë e 693 kilogramë me një vlerë të deklaruar prej 244 mijë e 814 euro. Sa i përket vlerës së importit prin “mishi i derrit jo shtëpiak”, shkruan Infokusi.
Ky lloj i mishit është importuar në sasi prej 24 mijë e 778 kilogramë me një vlerë të deklaruar prej 105 mijë e 243 euro. Sa i përket sasisë prin “mishi i derrit shtëpiak, i ngrirë, trupa apo gjysmë trupa”, me 61 mijë e 171 kilogramë. Vlera e këtij mishi ishte vetëm 68 mijë e 709 euro. Ndërsa, mishi i derrit shtëpiak, pa kocka, ishte importuar në sasi prej 7 mijë e 915 kilogramë, me një vlerë prej 28 mijë e 891 euro.
Gjatë vitit 2017, janë importuar 76 mijë e 17 kilogramë mish derri të cilat kishin një vlerë prej 195 mijë e 642 euro. Gjatë tërë vitit 2017 janë importuar 11 mijë e 587 kilogramë ‘mish derri jo shtëpiak’ të cilat kishin një vlerë të deklaruar prej 47 mijë e 471 euro. Për këtë lloj të mishit është paguar mesatarisht 4 euro e 9 cent.
Gjatë vitit 2017 më së shumti është importuar ‘mish derri, i ngrirë, trupa apo gjysmë trupa të derrit’, apo 20 mijë e 243 kilogramë. Vlera e këtij mishi ishte 34 mijë e 547 kilogramë. Ndërsa ‘mish derri shtëpiak, pa kocka’ janë importuar 11 mijë e 971 kilogram, me një vlerë prej 42 mijë e 936 kilogramë. /INFOKUSI.COM/
Të tjera
-
Kurti: Një shoqëri e lirë nga dhu*na është shoqëri më e fortë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se beteja për barazinë në shoqër...
-
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor – çka pritet nga dialogu?
Takimi i ardhshëm i kryenegociatorëve të Kosovës e Serbisë, Besnik Bislimi dh...
-
“Peci ka aludu se ‘fushata’ kundër tij ka nisur nga kolegët në Qeveri që kanë xhelozi” – Burim Ramadani thotë se qeveria ka probleme përbrenda
Analisti Burim Ramadani tha se në Qeverinë Kurti ka “panik ligjore”, sepse si...
-
Grabitje në një market në Pejë, një person i maskuar kanosi me thikë punëtoren dhe ia mori 500 euro
Marketet në vendin tonë jo rrallëherë janë cak i hajnave. Kjo dukuri po krijo...
-
Të shtëna armësh në Prishtinë, lëndohen disa persona
Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sot në Prishtinë, pas një konflikti mid...
-
Shpalosja e programit për arsim në Vushtrri, Abdixhiku premton rritje të pagave për mësimdhënësit
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka shpalosur detaje nga tubimi që mbajti ...
-
Promovohet pulla postare kundër dhu*nës gjinore `Sot dhe Çdo Ditë Tjetër`
Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj, ka lëshuar sonte në qarkullim post...
-
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhụna, asnjëra nga ne nuk është vërtetë e lirë
Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, presidentja e Koso...
-
Izraeli tërheq kundërshtimin për Kosovën në Konventën Apostile të Hagës – vendi aty kishte aderuar më 2016
Ministria e Punëve të Jashtme e Mbretërisë së Holandës ka njoftuar se shteti ...
-
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i prekni asetet e shtetit
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se miqtë ndërkombëtarë të Kosovë...
-
AAK: Shkollat në Fushë Kosovë po furnizohen me thëngjill, po shkelet ligji
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dega në Fushë Kosovë ka thënë se Komuna e F...
-
Haziri: Kurti ka qenë dhe mbetet ushqyesi i ndarjes dhe frikës politike
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se kryeministri Albin Kurti është...