Lajme

Edhe MMPH shënoi Ditën e Ujit

Autori: Gazeta inFokus 16:58 | 22 March 2018

Në ditën Ndërkombëtare të Ujit u treguan hapat që duhet ndjekur në menaxhimin e duhur të burimeve ujore në Kosovë.

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, zhvilloi aktivitete të ndryshme për nder të kësaj dite, me ç’rast u bë shpërndarja e materialeve promovuese në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë dhe në sheshin qendror të Gjilanit, shkruan Infokusi.

Zëvendësministri i MMPH-së, Bashkim Musliu, foli për planet e ministrisë në lidhje me ujin.

-Advertisement-

“MMPH në kontekst të zhvillimit të qëndrueshëm të resurseve ujore është në vazhdën e hartimit dhe miratimit të politikave  të reja të aspektit organizativ dhe zhvillimor si përfundimi i strategjisë shtetërore të ujërave  dhe rregullores së organizimit dhe sistematizimit të vendeve të punës në ministri, për të rritur efikasitetin e zbatimit të këtyre politikave në favor të ruajtjes dhe kujdesit ndaj burimeve dhe rrjedhave ujore”, tha Musliu. /INFOKUSI.COM/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso
-Advertisement-

Të tjera