Rozë

Erjona Sulejmani: Nuk ia vlen të martohesh me futbollist! (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 06:53 | 22 March 2018

Erjona Sulejmani, ish-gruaja e futbollistit Blerim Dzemaili, tha në “Top Show Magazine” se “absolutisht nuk ia vlen të martohesh me futbollist”.

“U jap një këshillë vajzave: bota e futbollistëve duket e bukur, por kur je brenda është ndryshe. Unë kam shkruar dhe një libër ku do i mësoni të gjitha. Libri do të dalë shumë shpejt”, deklaroi modelja shkodrane.

Erjona e përshkroi jetën e saj me mesfushorin e kombëtares zvicerane si brenda një “kafazi të artë”.

-Advertisement-

“Më parë kam qenë e mbyllur në një kafaz të artë, por leku nuk të jep gjithçka. Unë kam refuzuar shumë për karrierën time, tani jam më e lirë dhe mund të pranoj ato që kam refuzuar më parë. Kur lidhesh me futbollist, njëri prej të dyve duhet ta lërë karrierën sepse po nuk e le, nuk shihesh me partnerin. Rrija në shtëpi, laja, shpëlaja, gatuaja… Pasi mora veten nga lindja e fëmijës, doja t’i kthehesha karrierës. Doja të mos isha e varur dhe të mos rrija e mbyllur në shtëpi”, u shpreh Erjona.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut
-Advertisement-

Të tjera