Lajme

Sigurimi “ia shtinë” duart Sami Kurteshit

Autori: Gazeta inFokus 17:10 | 21 March 2018

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi i është nënshtruar një kontrolli të rrept të sigurimit para hyrjes në seancën e Kuvendit ku pritet të votohet marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi.

Në hyrje edhe vendosur edhe një skaner i cili do të bëjë identifikimit e ndonjë mjeti të dyshimtë që deputetët mund të kenë me vete.

Por, zyrtarët e sigurimit duket se nuk kanë shumë besim në këtë pajisje. Ata ia kanë futur duartë Kurteshit për ta kontrolluar në detaje nëse ai po fshehë gaz lotësjellës.

-Advertisement-

Gjatë së mërkurës është ndërprerë tri herë seanca për demarkacionin për shkak të gazit lotsjellës të hedhur nga deputetët e Vetëvendosjes.

Është paralajmëruar që seanca të vazhdoje në orën 16:30 por deputetët janë duke pritur për të hyrë në sallën e Kuvendit./INFOKUSI/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Zbritje dhe plot 5 dhurata – Oferta spektakulare e dyshekëve Comodita
-Advertisement-

Të tjera