Lajme

Delawie kërkon votimin e Demarkacionit

Autori: Gazeta inFokus 16:25 | 20 March 2018

Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Greg Delawie u ka bërë thirrje deputetëve të votojnë demarkacionin.

‘‘U bëjë thirrje të gjithë deputetëve të votojnë pro demarkacionit, abstenimi dhe mosparaqitja në sallë paraqet votën kundër marrëveshjes më të mirë’, ka thënë Delawie.

Ai gjithashtu se shtuar se përmes kësaj vote deputetë do të ndahen ne dy pjesë në ata që punojnë për të mirën e Kosovës dhe ata që punojnë për të shënuar pikë politike

-Advertisement-

“Kjo votë do të tregoj se cilat parti janë serioze për ta qeverisur Kosovën në të mirën e qytetarëve dhe të cilat punojnë vetëm për të shënuar pikë politike”, ka thënë ai.

“Mos i linin qytetarët tuaj në izolim votoni për të ardhmën e qytetarëve tuaj”, ka përfunduar Delawie.
Për herë të katërt pritet të mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës në të cilën pritet të bëhet votimi i marrëveshjes për shënjimin e kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi./INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera