Rozë

Bella Hadid e pranon: Kam bërë operacione plastike

Autori: Gazeta inFokus 13:36 | 20 Mars 2018

Sot është një ndër femrat më të bukura në botë, por dikur nuk ishte e tillë.

Bëhet fjalë për supermodelen Bella Hadid, e cila që nga adoleshenca ka pësuar ndryshime të mëdha në paraqitjen e saj fizike, duke iu nënshtruar disa operacioneve kirurgjikale.

Një gjë të tillë, Bella e ka bërë, pasi sipas saj ndihej mjaft e pasigurtë për shkak të peshës trupore dhe disa tipareve në fytyrën e saj,

-Advertisement-

Në një intervistë për Cosmopolitan.com, Bella ka theksuar se vetullat e saj nuk ishin ashtu siç ajo dëshironte.

Në vitin 2001 supermodelja u diagnostifikua me infeksionin e lëkurës të quajtur “Lymes disease”.

Pavarësisht të gjithë kritikave që ka pasur për pamjen e saj, sot Bella Hadid është një nga femrat më të kërkuara në fushën e modelingut, duke u shndërruar në imazhin e firmave më të njohura në botë.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy