Lifestyle

Më thuaj çfarë ke në tavolinën e punës të të them çfarë personaliteti ke

Autori: Gazeta inFokus 10:07 | 20 March 2018

Gjendja në tavolinën e punës, duke nisur nga sendet që ka mbi të, përveç kompjuterit, mund të ndihmojnë të kuptoni personalitetin e një personi dhe gjithashtu të shërbejnë si një paralajmërim për kolegët e tij

Foto të familjes

Disa foto të familjes në tryezën e punës tregojnë rëndësinë e marrëdhënieve personale dhe mund të jenë një motivim për të punuar edhe më shumë. “Por, nëse tavolina e punës është e mbushur përplot me foto të familjarëve, miqve, dasmës, madje edhe qenit, kjo mund t’u tregojë kolegëve se ju do të dëshironit të ishit kudo, veçse aty për të punuar” – thekson psikologia Elizabeth Lombardo, autore e librit Better Than Perfect, në Reader’s Digest.

-Advertisement-

Asnjë foto

Në të kundërt, të mos pasurit e asnjë foto në tavolinën e punës është tregues i një personi të rezervuar, i cili kërkon të ndajë punën nga marrëdhëniet personale. “Kjo nuk do të thotë që nuk jemi në një marrëdhënie intime apo personale, por thjesht nuk na pëlqen të përziejmë punën me marrëdhëniet personale”, shton Lombardo.

Rrëmuja

Në pamje të parë, një tavolinë e rrëmujshme mund të jetë shenjë e një personi konfuz, si në punë, si në jetën e vet. “Në të vërtetë, kjo mund të mos jetë e gjitha – nënvizon Susan M. Henney, psikologe në Universitetin Houston-Downtown – pasi ka dëshmi të shumta që tregojnë se një tavolinë e rrëmujshme është tregues i një krijuesi novator, ose një personi antikonformist dhe jokonvencional, të cilit nuk i interesojnë se si duhet të jenë gjërat”.

Një lodër pelush

E kush nuk do të donte të kishte diçka të butë për ta përkëdhelur, veçanërisht në një ditë të vështirë? Ja sepse disa pelushë mund të tregojnë anën fëmijërore dhe argëtuese të një personi. “Por nëse tryeza juaj e punës është një model zoologjik, do të mendonim se kemi të bëjmë me një individ të papjekur dhe problematik nga ana sociale”, – paralajmëron Lombardo.

Rregulli

Një tavolinë kaq e rregullt, për të cilën edhe Mary Poppins do t’ju kish përgëzuar – tregon për një person që pëlqen rregullat dhe kërkon pritshmëri të qarta, jo vetëm në punë, por në çdo aspekt të jetës. “Por ndonjëherë ky rregull i tepruar mund të nxjerrë në pah dëshirën për t’u shfaqur të tjerëve një fasadë të përsosur dhe të mos qenët i prirë ndaj ndryshimeve – dy gjëra që tregojnë për një person të ngurtë” – thotë Henney.

Puzzle apo lojëra

Të gjithë kanë nevojë ta stakojnë për pak çaste trurin gjatë ditës së punës dhe të çlodhen me ndonjë puzzle të vogël apo ndonjë lodër manuale (si për shembull kubi Rubik) – kjo është diçka tipike e një personi intelektualisht kureshtar, që kënaqet duke punuar me mendjen në mënyra të ndryshme, duke mësuar me kalimin e kohës gjëra të reja. “Edhe në këtë, rast çelësi mund të jetë moderimi – këshillon Lombardo – pasi një tryezë pune e mbushur me lodra mund t’i bëjë kolegët të mendojnë se kjo është e vetmja gjë që bëni gjatë ditës së punës”.

Shkresa e dokumente

Ata që mendojnë jashtë kornizave kanë tendencën ta mbushin tryezën e tyre me dokumente e shkresa, që nga një sy i jashtëm – mund të jenë sinonim i mosorganizimit. “Në të vërtetë bëhet fjalë për një çrregullsi të jashtme – kundërshton Henney – pasi në përgjithësi, ata që rrethohen nga shkresa e dokumente kanë modelin e tyre mendor dhe e dinë me përpikëri se ku ndodhen të gjitha gjërat”.

Letra e kuti ushqimesh të konsumuara

Ka një ndryshim të madh mes të qenët i çrregullt dhe i pisët dhe nëse tryeza e punës është e ngjashme me një fushëbeteje me letra ushqimesh, plehra e kuti ushqimesh – kjo mund të jetë shenja e parë e depresionit. “Nëse ndiheni poshtë me moralin – nuk ka asgjë për të ardhur turp dhe mund të thotë se ka ardhur momenti të përpiqeni të flisni me dikë”, – këshillon Lombardo.

Dezinfektuesi i duarve

“Kushdo që e bën këtë tregon se shqetësohet jo vetëm për shëndetin e vet por edhe për atë të kolegëve, por gjithashtu se është një njeri ankthioz për sëmundjet e mundshme dhe madje, shumë i ngurtë”, – nënvizon Lombardo. Ajo këshillon që ta vendosni dezinfektuesin e duarve në sirtar, në mënyrë që të mos jetë gjëja e parë që shihet në tryezën e punës.

Filxhani i kafesë me një shprehje qesharake

Filxhanët e kafesë me shprehje argëtuese mund të thonë shumë për personin që i zotëron, pa qenë e nevojshme që ata të thonë diçka. “Shprehje të tipit ‘mund të jetë vodka’ apo ‘i mbijetova një takimi tjetër që duhej të ishte një email’ tregojnë për një person me sens humori dhe pakëz të paturpshëm. Me fjalë të tjera, nuk do të thotë që jeni një rebel, por ndonjëherë është bukur të jesh i tillë për t’u argëtuar disi”, – përsërit Henney.

Një orë

Pjesa më e madhe e njerëzve e shohin orën nga celulari, kompjuteri, madje edhe nga ora e dorës, kështu që të pasurit e një ore tjetër në tryezën e punës tregon se afatet janë të rëndësishme dhe se të jesh gjithnjë i përpiktë është jetike për ju. “Deri në momentin që nuk bëheni shqetësues dhe mbytës me kolegët kjo mund të jetë një gjë e mirë”, – thotë dr. Lombardo.

Vazo me lule të freskëta

Nuk ka rëndësi nëse janë dhuratë nga ndonjë person i dashur apo një tufë lule e blerë në rrugë – lulet e freskëta të japin humor i mirë dhe vënia e tyre në tavolinë është një mënyrë për t’u treguar të tjerëve lumturinë tuaj. “Mund të jetë edhe një mënyrë për të krijuar një atmosferë rekalsuese në punë dhe t’i bëni të tjerët të ndihen rehat”, – shton Lombardo.

Çmimet

Për disa njerëz, karriera është gjithçka, kështu që të tregosh çmimet dhe vlerësimet është si t’u thuash të tjerëve se ambicia dhe motivimi janë të vetmet gjëra që kanë rëndësi në punë (e ndoshta jo vetëm në atë). “Më mirë ta kufizoheni në ‘paradën e trofeve’ për të shmangur që të tjerët të mendojnë se e vetmja gjë e rëndësishme për ju është puna”, këshillon Lombardo.

Letrat-kujtesë

Nëse tryeza e punës është e mbushur me letra shumëngjyrëshe me kujtesa për çdo gjë, është tregues se keni pasion kujtesat e shkruara. “Megjithatë, ndonjë koleg mund ta lexojë këtë sjellje si mungesë organizimi dhe paaftësi për të menaxhuar punët – paralajmëron Lombardo – ndaj është e rëndësishme t’i reduktoni këto letra në kujtesa të rëndësishme”.

Shprehjet motivuese

Ndonjëherë, shprehja e duhur e thënë në momentin e duhur mund të jetë një pikë kthese në punën tuaj dhe është tregues i një personi këmbëngulës që synon të zgjidhë problemet. “Por bëni kujdes, të jesh i rrethuar nga shumë shprehje mund të tregojë për një person të pasigurt dhe me mungesë besimi te vetja”.

Tavolina bosh

Vetëm në rastin se nuk është dita e parë e punës – të shohësh një tavolinë krejt të zbrazët është diçka e rrallë e megjithatë është tregues i një personi që parapëlqen t’i mbajë të gjitha gjërat nën kontroll dhe t’i tregojë të tjerëve minimumin e informacioneve të mundshme. “Kjo sjellje mund të tregojë edhe për një person që e humb lehtë përqendrimin dhe mënyra e vetme për të punuar në mënyrë eficiente është largimi i çdo burimi shpërqendrimi” , thotë në fund psikologjia Lombardo.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation
-Advertisement-

Të tjera