Lajme

Hoti: LDK e voton Demarkacionin, obligim i Qeverisë t’i sigurojë votat

Autori: Gazeta inFokus 11:41 | 19 March 2018

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka përsëritur se vota e deputetëve të kësaj partie do të jetë pro miratimit të marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi.

Ai ka dalë në mbrojtje të kolegut të tij, deputetit Ramiz Kelmendi, duke thënë se deklarata e Kelmendit po përdoret për të zhvendosur vëmendjen nga pamundësia e koalicionit qeveritar për t’i siguruar votat për kalimin e marrëveshjes në Kuvend.

“27 votat e deputeteve te LDK-se jane ne favor te ratifikimit te marreveshjes se demarkacionit te kufirit me Malin e Zi. “Keqinterpretimi” i qellimshem qe disa medie po i bejne postimit te deputetit Ramiz Kelmendi eshte perpjekje e kote per zhvendosjen e vemendjes nga pamundesia e koalicionit qeverises per t’i siguruar te gjitha votat e shumices se brishte parlamentare”, ka shkruar Hoti, në një publikim të bërë në rrjetin social Facebook.

-Advertisement-

Hoti tutje ka shprehur bindjen se është obligim i Qeverisë t’i sigurojë 62 votat e nevojshme për ratifikimin e Demarkacionit.

“Nuk mund te arsyetohen me refuzimin e deputeteve serbe, per shkak se me votat e tyre e mbajne ne kembe qeverine e brishte”, shkroi tutje Hoti.

Kujtojmë se Deputeti Kelmendi ka bërë thirrje të votohet versioni i parë i marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi, ndërsa ka vlerësuar se raporti i komisionit të dytë shtetëror – atij Bulliqi, u lë konflikt brezave të ardhshëm.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera