Sport

Nuk mungojnë medaljet edhe në turneun në Slloveni

Autori: Gazeta inFokus 10:34 | 19 March 2018

Dje ne turneun “Junior Koroska Open 2018” që u mbajt në Dravograd të Sllovenisë, ekipi i xhudos U21 u paraqit me katër garues:

Aktina Osa (-52Kg), Fisnik Hyseni (-66Kg), Arber Kullashi (-73Kg) dhe Shpati Zekaj (-100Kg), shkruan infokusi.

Shpati Zekaj arriti të fitojë medaljen e artë në kategorinë -100Kg, duke mposhtur me Ippon deri në finale Kroatin Vjeko Jelinek dhe garuesin Çek Radim Dvorak.

-Advertisement-

Në finale përsëri e fitoj ndeshjen me Ippon kundër Moldavit Vladimir Zmeu.

Në kategorinë -52 Kg Aktina Osa fitoj medaljen e bronztë.

Ajo në ndeshjen e parë humbi nga garuesja italiane Alessia Tedeschi,mirëpo u rikthye me fitore në ndeshjen përmiresuese (repasazh) kundër kroates Barbara Brankovic dhe për medalje të bronztë mposhti italianen Rachele Panzani.

Fisnik Hyseni (-66Kg) fitoj ndeshjen e parë kundër Austriakut Kaly Camata,në çerekfinale humbi nga garuesi Rus Gevorg Karapetian.

Në repasazh humbi nga Moldavi Ion Tonofrei.

Arber Kullashi (-73Kg) gjithashtu fitoj medaljen e bronztë.

Ai ndeshjen e parë e fitoj me Ippon kundër Lituanezit Domas Rutkevicius,kurse në të dytën humbi nga Petru Pelivan nga Moldavia.

Në repasazh fitoj tri ndeshje,kundër Austriakut Thomas Grossig,Ukrainasit Alex Malets dhe Ukrainasit tjetër Lev Smagin.

Për medalje të bronztë fitoj me wazari kundër Austriakut Nikita Pikulenko.

Garuesit ishin nën udhëheqjen e asistent trajenerit për grupmosha të reja,Mustafe Veselit. /infokusi.com

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut
-Advertisement-

Të tjera