Lajme

Vonesat në kompletimin e Bordit të ZRRE-së shtyjnë shqyrtimin e tarifave të rrymës

Autori: Gazeta inFokus 07:10 | 19 March 2018

Tarifat e reja të energjisë elektrike nuk do të hyjnë në zbatim në muajin prill, siç parashihet me rregulloret në fuqi.

Kjo për shkak të vonesave në kompletimin e Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), i cili që nga muaji maj i vitit të kaluar ishte jofunksional në mungesë 3 anëtarëve sa nevojiten minimalisht, shkruan sot Koha Ditore.

Kuvendi i Kosovës ka arritur t’i miratojë dy emrat e rinj të këtij bordi tek të enjten e javës së kaluar, ku u propozua emërimi në këto pozita i Selman Hotit dhe Izet Rushitit.

-Advertisement-

Ndërkaq, me mandat janë dy anëtarët e tjerë, Besim Sejfijaj dhe Arsim Janova – i cili mban pozitën e ushtruesit të detyrës së kryesuesit të Bordit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera