Lajme

Në kirurgji vaskulare operohen me sukses problemet në arterien e qafës

Autori: Gazeta inFokus 10:27 | 18 March 2018

Pacientët që kanë nevojë për të kryer operacione në arterie të qafës, nuk kanë nevojë të drejtohen për trajtim jashtë vendit, siç ka ndodhur me një pacient të cilit për intervenim në një klinikë në Shkup, i ishin dashur 11.000 euro, përderisa me plotë sukses këtë intervenim e ka kryer në Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare në QKUK.

Pacienti H. A, i lindur me 1959, i cili vuante disa vjet nga ishemia e trurit, me infarkte te përsëritura trunore, kishte kryer disa vizita dhe ekzaminime mjekësore në Shkup, por kishte vendosur që këtë operacion të kryej në QKUK.

Intervenimi ishte kryer për një kohë të shkurtër më pak se një (1) orë me dhe pas disa minutave, u realizua hapja komplete e arteries së majtë të qafës.

-Advertisement-

Për pacientin pas intervenimit, 24 orë është kujdesur stafi shëndetësor i mjekimit intensiv qendrorë.

Intervenimin e kryen Dr. Elmi Olluri, i asistuar nga Dr. Driton Parduzi dhe Dr. Albioni Haxhijaha, ekipin e anesteziologjisë e ka udhëhequr Dr. Lavdim Morina, asistuar nga ekipi i instrumentareve dhe teknikeve të anestezionit. Operacionet e natyrës se tillë realizohet nga të gjithë kirurgët vaskularë,

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera