Lajme

Nusja e vendosur të vriste vjehrrën: Nëse nuk vdiste, kisha planin e dytë

Autori: Gazeta inFokus 09:21 | 18 March 2018

Nusja 21-vjeçare, e cila është arrestuar për vrasjen e vjehrrës së saj, Lirie Lamit, ka rrëfyer te i vetëquajturi hoxhë, Hysen Shehu të gjithë mekanizimin e ngjarjes.

Pesë ditë pas vrasjes së vjehrrës, vajza 21-vjeçare kishte makthe dhe kërkonte të çlirohej prej tyre. Ajo ka shkuar të i vetëquajturi hoxhë, Hysen Shehu, i cili ishte i njohur i familjes Lami.

Herën e parë, Shehu e ka përcjellë vajzën duke i thënë se nuk ishte gati ta dëgjonte, pasi mësoi për vrasjen. Ai më pas, ka marrë një kamerë dhe herën e dytë ka filmuar gjithçka.

-Advertisement-

Burime brenda Prokurorisë së Krimeve të Rënda thonë për “Panorama” se vajza ka folur rreth 72 minuta me hoxhën për krimin e bërë. Ajo ka treguar se me vjehrrën ka patur shumë konflikte kur jetonin bashkë.

Më pas, Lirie Lami me bashkëshortin vendosën të zhvendoseshin në banesën e vjetër për të sheshuar konfliktet. Marjana Cmeta ka thënë në rrëfimin tronditës për Shehun se ka dashur gjithnjë t’i sheshojë konfliktet me vjehrrën, por nuk ka mundur dot. Ajo ka qenë e frikësuar se mos bashkëshorti i saj do të kërkonte divorc dhe mendoi të vepronte. Ditën e krimit, Cmeta kishte planifikuar gjithçka.

Ajo ka marrë helmin, fostoksinën dhe ka shtrydhur lëng portokalli. Cmeta ka rrëfyer te Shehu se ka pritur deri sa Lirie Lami të kthehej nga pazari ku shiste qumësht dhe e ka ftuar në banesë. Aty kanë qenë vetëm ato të dyja. 21-vjeçarja i ka servirur lëngun me helm vjehrrës duke i thënë se e kishte marrë nga hoxhë Hysen Shehu.

“Pije këtë lëngun që të na ecë jeta mbarë dhe të mos kemi probleme. E kam marrë te hoxha. Nuk ka erë të mirë por une dhe Oltiani e kemi pirë”, i ka thënë Marjana vjehrrës. Pasi është bindur, viktima e ka pirë lëngun dhe ka nisur të mos ndjehej mirë fill pas kësaj.

Ajo ka nuhatur se nusja ka dashur ta helmojë dhe ka tentuar të dalë jashtë banesës për të kërkuar ndihmë. Mirëpo, Marjana Cmeta, sipas rrëfimit te hoxhë Shehu, kishte kyçur dyert. E ndodhur në këto kushte, viktima ka tentuar të dalë nga dritarja e banesës dhe aty është rrëzuar edhe perdja, për të cilën Cmeta u tha të afërmëve se i kishte rënë në kokë viktimës.

Duke qenë se viktima nuk po vdiste, Marjana Cmeta ka rrëfyer se ka marrë një shall dhe ka tentuar ta mbysë por ka hasur në rezistencën e viktimës. Kjo e fundit ka bërtitur me zë të lartë dhe Cmeta më pas i ka vënë duart në fyt deri sa e ka vrarë viktimën. Më pas, ajo ka thënë se ka lajmëruar të afërmit e saj.

Ka qenë raporti mjekoligjor, fillimisht ai që ka përcaktuar se shkaku i vdekjes nuk ka qenë ataku kardiak, sikurse mendohej, por në fakt mbytja e viktimës. Kjo ka shtyrë edhe të birin e viktimës që të dyshojë dhe ai ka komunikuar me hoxhën në telefon i vënë nën përgjim nga prokuroria.

Aty është mësuar se për nusen ekzistonte edhe videoja, që hoxhë Hysen Shehu nuk e ka dorëzuar me iniciativën e tij te autoritetet. Madje në video, Shehu i thotë nuses se për krimin ajo duhet të përgjigjet përpara drejtësisë, por pavarësisht kësaj, ai nuk i ka njoftuar autoritetet.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Spektakli i Vitit, Ekskluzivisht në Artmotion – BBVK3!
-Advertisement-

Të tjera