Lajme

E rrallë: çifti i moshuar turk vdes nga sulmet në zemër brenda 30 minutash…

Autori: Gazeta inFokus 08:31 | 18 March 2018

Një çift i moshuar që jeton në Turqinë verilindore vdiq brenda 30 minutave në të njëjtin spital pasi të dytë vuanin nga sulmet në zemër…
Ekipet mjekësore kishin ardhur për të trajtuar Esma Tüfekçi, 75-vjeçare, në natën e së enjtes në shtëpinë e saj pasi ajo u ankua për dhimbje në gjoks dhe ndjenjë marramendjeje. Zemra e saj u ndal menjëherë sapo ajo u vendos në ambulancë për t’u çuar në një spital aty pranë…

E ndërsa infermierët i kryenin asaj masazhin kardiak, burri i saj 85-vjeçar Selahattin Tüfekçi u rrëzua në dysheme ndërsa priste makinën e tij për të shkuar në spital…

Të dy ata u transferuan në spitalin shtetëror Rize, e që të dy u shpallën të vdekur në orën 18:30, respektivisht 19:00…

-Advertisement-

Thuhet se Selahattin, pak para se të pësonte sulm, tha: “Çfarë do të bëj nëse do t’i ndodhë diçka gruas sime? Ju lutem, shpëtojani jetën, nuk mund të jetoj pa të”, para se të pësonte sulm në zemër.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu
-Advertisement-

Të tjera