Si duken sot pesënjakët që nëna kosovare i lindi para 22 vjetësh, rrëfimi i tyre
Autori: Gazeta inFokus 08:30 | 18 March 2018
Prindërit e fëmijëve binjakë ballafaqohen me një përpjekje të madhe, jo vetëm sepse u kushtojnë kohë dhe energji për të ushqyer, veshur, ndërruar fëmijët e tyre, por mbi e gjitha sepse shumë shpejt përballen me sfidën për të plotësuar nevojat emocionale të fëmijëve individualisht.
Arjeta, Xheneta, Kushtrimi, Kastrioti dhe Kreshniku janë pesënjakët që lindën nga nëna kosovare para 22 vitesh në një nga spitalet në Beograd, e tani jetojnë në Prishtinë. Janë rasti i vetëm në Kosovë, dhe të gjithë nga ta gëzojnë shëndet të plotë, krejt kjo falë prindërve Shehnazen dhe Mehdiut. Xheneta që mund të konsiderohet më e madhja, edhe pse lindi vetëm një minutë para të tjerëve, pati folur për Gazetë Metro, pak kohë më parë. Ajo ka treguar për ndjenjat e veçanta që t’i sjell një jetë në mesin e katër vëllëzërve dhe motrave, që janë të të njejtës moshë, por edhe për vështirësitë.
Çfarë ndjenje është të jesh pesënjakë?
Xheneta: Të jesh pesënjakë është ndjenjë e veçantë, me të cilën Zoti na ka bekuar në, gjithmonë afër njërin në krahë, në çdo hap të jetës.Por njëkohësisht si në rastin tonë ka pasur edhe vështërsi. Pas lindjes tonë familja ka hasur në shumë vështërsi, kjo pasi 5 fëmijë secili me nga një dëshirë, vështirë e përballueshme. Ne në fillim kemi marrë ndihmë nga një shoqatë e Bujanofcit, pastaj gjatë shkollimit të mesëm nga ministria e arsimit. Në shkollën e mesme kemi pasur problem të regjistrohemi në shkollën e njëjtë në klasën e njëjtë. Në gjimnazin Sami Frashëri nuk na kanë pranuar, pastaj kemi aplikuar në gjimnazin Xhevded Doda, atje përfunduam shkollën e mesme. Kurse nga Qeveria asnjëherë nuk ka pasur ndonjë itnëresim edhe pse çdoherë jemi karakterizuar si rast i veçantë. Në fakt jemi rast i vacant në Ballkan. Gjithashtu mundësi vazhdimi të arsimit të lartë nuk patëm të gjithë, dy nga ne është dashur të ndërprejnë shkollimin, ndërsa 3 të tjerët vazhduam. Kjo pasi nuk patëm financa të mjaftueshme, u shpreh Xheneta.
Edhe për sa i përket veshjes, shpesh prindërit gjenden përballë tundimit për t’i veshur fëmijët e tyre në mënyrë identike. Prirja për t’i veshur binjakët në mënyrë identike mund të fillojë si lojë ose mund të burojë nga dëshira për të theksuar veçantinë e të qenit binjak e ndoshta edhe për t’u dhënë fëmijëve mesazhin se prindërit dëshirojnë t’i trajtojnë njësoj e në mënyrë të padiferencuar ata.
A ka ndodhur të visheni njësoj dhe të mos ju pëlqejë?
Xheneta: Po ka pasur raste në ndonjë aheng familjar, për të tjerët ndoshta ka qenë interesant por për ne ndonjëherë ishtë bezditëse. Deri në klasën e katërt jemi veshur njësoj pastaj secili ka krijuar stilin e tij të veshjes, dhe shijet dallojnë.
Komentetet që keni marrë më së shumti?
Shpesh na komentojnë së fare nuk ngjajmë, disa na krahasojnë me dikë të famshëm, e komente të llojllojshme.
Momenti më i mirë së bashku?
Ne si fëmijë kemi kaluar shumë momentë të mira në jetë dhe presim shumë supriza e gjëra të mira nga jeta, nuk mund ta veçojë ndonjë moment, pasi çdo moment së bashku për ne është i rëndësishëm.
Gjëja e fundit që keni bërë së bashku?
Gjithmonë mund të themi se e vetmja gjë e përditshme që na bashkon të gjithëneve është darka në mbrëmje.
Një gjë që njëri mund ta bëjë e tjetri jo?
Kushtrimi talent futboll , Arjeta dizajn , Kreshniku ka talent për instrument muzikor(trabauk) Kastrioti është i pasionuar rreth modelizmit, ndërsa unë mundohem të ju përshtatem të gjithave, pasi edhe jam pakëz më e madhe se të gjithë.
Grindja më e shpeshtë?
Më së shumti jemi grindemi për veshmbathje, kjo pasi veshmbathjet e njëjta shpeshherë janë ngatërruar.
Pyetja më e lehtë që ju është bërë?
A e doni shumë njëri tjetrin
Pyetja më e vështirë?
A ju mungon nëna…
Filmi më i mirë që keni shikuar së bashku?Shumë filma kanë lënë tek ne diçka të veçantë, por do e veçonim filmin ‘’Shok’’
Ndërsa Mehdiu, prindi i tyre ka treguar se deri në momentin e fundit të lindjes nuk e kishte ditur se bëhej fjalë për pesënjak.
“Dy muaj pas shtatzënisë së gruas e kemi ditur se do të ketë binanjë, më vonë e kemi kuptuar për 3 dhe për 4, por për 5 se kanë ditur as mjekët as ne, derisa kanë lindur. Një dhuratë nga Zoti është diçka shumë e madhe pa lëre më 5 menjëherë, ndihesha i bekuar, i veçuar nga Zoti. Rrethi ynë e pritiur me entuzizëm shumë të madh, mërgata, ka qenë diqka e jashtëzakonshme”, ishte shprehur Bekteshi për 26 janarin e vitit 1996 kur i kanë lindur pesënjakët.
Të tjera
-
Fundosen veturat te ura e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë
Të paktën dy automjete janë fundosur në afërsi të urës së Stacionit të Autobu...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
Kryesia e Kuvendit ka bërë të ditur se do të mblidhet të hënën. Kjo mbledh...
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...