Lajme

Spanja mund të mos marrë pjesë në samitin e BE-së për shkak të Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 22:17 | 16 March 2018

Spanja nuk e ka njohur ende pavarësinë e Kosovës dhe refuzon fuqishëm ta njohë.

Prania e kryeministrit spanjoll, Mariano Rajoy në samitin e BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor, që do të mbahet më 17 maj në Sofje, është ende e pasigurt për shkak të Kosovës.

Sipas burimeve të agjencisë serbe të lajmeve, Tanjug, thonë se Spanja vazhdon të jetë kundër integrimit të Kosovës në BE, dhe ka theksuar se strategjia për zgjerimin e BE-së në Ballkanin Perëndimor mbetët e pandryshuar, transmeton lajmi.net.

-Advertisement-

Burimet diplomatike spanjolle po ashtu theksojnë se është e pasigurt prania e kryeministrit të Spanjës në samitin e BE-së, e kjo është vetëm për shkak të pranisë së Kosovës.

Bullgaria e cila mban aktualisht presidencën e BE-së, pret që në samitin e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, të jenë 28 shtetet anëtare të BE-së dhe 6 vendet e Ballkanit Perëndimor.

Nga ana tjetër, edhe e përditshmja spanjolle “El Pais”, gjatë ditës ka raportuar se Rajoy mund të mos marr pjesë në samitin e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor sepse nuk do të fotografohet me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Mirëpo, e përditshmja spanjolle thotë se Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk do të takohet me Rajoyn që ta bindë të marrë pjesë në samit.

“El Pais” shktuan se tensionimet mes Madridit zyrtarë dhe lëvizjes për pavarësinë e Katolonisë, e cila u tha se ka përdorur “doktrinën e Kosovës”, është si justifikim që Rajoy të refuzojë pjesëmarrjen në takim.

Përndryshe, Spanja është një nga pesë vendet e BE që nuk e kanë njohur Kosovën. Përveç tyre është edhe, Sllovakia, Qiproja, Greqia dhe Rumania nuk e kishin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm
-Advertisement-

Të tjera