Lajme

Merkel: Evropa të veprojë në mënyrë të bashkuar

Autori: Gazeta inFokus 22:01 | 16 March 2018

Kancelarja gjermane, Angela Merkel po qëndron sot në Paris për të biseduar me presidentin Emmanuel Macron, për reformat mbi të cilat ata kërkojnë të arrijnë një marrëveshje deri në qershor për të rinisur një Evropë të trazuar.

“Sot hapet një etapë e rëndësishme, ku do të kemi të bëjmë shumë me vendimet afatshkurtër dhe të përcaktojmë prespektivat afat mesëm dhe afat gjatë për Evropën tonë, shumë më të rëndësishme se sa një muaj më parë”, deklaroi presidenti francez.

“Kam vullnetin që t’ia arrijmë dhe besoj se ne mundemi.

-Advertisement-

Është më shumë se kurrë e nevojshme që Evropa të veprojë në mënyrë të bashkuar në një situatë gjeopolitike, në të cilën multilateralizmi është në presion”, shtoi Merkel.

Presidenti francez priti disa muaj deri sa situata politike në gjermani të stabilizohej për të filluar aktivitetet franko-gjermane, që është përdorur gjithnjë për të përparuar në dosjet evropiane.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera