Sqarimi i MASHT-it lidhur me Peticionin për kërkesat e studentëve
Autori: Gazeta inFokus
21:43 | 16 March 2018
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, me qëllim të informimit të drejtë të studentëve të universiteteve publike dhe kolegjeve private, e sheh si të nevojshme të sqarohet në lidhje me pikat e Peticionit për plotësimin e kërkesave të studentëve të Republikës së Kosovës.
Përkitazi me pikat e mëposhtme (të peticionit), MAShT sqaron si në vijim:
1.Të japin llogari për gjendjen në të cilën është Agjencia e Kosovës për Akreditim dhe të japin llogari për përjashtimin e saj nga EQAR.
Pas përjashtimit të Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) nga EQAR, MAShT është duke kryer punët e saj në përputhje të plotë me rekomandimet e Kuvendit të Kosovës.
2. Buxheti për arsimin e lartë në vitin 2019 të jetë për të paktën 50% më i madh se sa në vitin 2018. Përmes kësaj rritje duhet të rriten edhe buxhetet e universiteteve publike dhe të investohet në infrastrukturën e arsimit të lartë.
Ne vazhdimisht jemi duke kërkuar që të rritet buxheti për sektorin e arsimit në përgjithësi dhe arsimi të bëhet prioritet qeveritar. Pra, me rritjen e buxhetit për sektorin e arsimit, do të jenë mundësitë më të mëdha që të kemi më shumë buxhet për Arsimin e Lartë, dhe jo vetëm.
3. Ndërtimin e objektit të Fakultetit të Shkencave Matematike Natyrore.
Në lidhje me ndërtimin e objektit në fjalë, sqarojmë se nuk është përgjegjësi e MAShT, por e Universitetit të Prishtinës. MAShT e ka dhënë kontributin e saj në ndërmjetësim për zgjidhjen e kësaj çështje rreth hapësirës për ndërtim që ishte mes Universitetit të Prishtinës dhe Komunës së Prishtinës, dhe kjo tashmë është zgjidhur nga Këshilli i ri i UP-së, i emëruar nga ministri Bytyqi.
4. Ndërtimin e objektit të Fakultetit Ekonomik.
Kjo është çështje që i takon Universitetit të Prishtinës. Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë është e gatshme të mbështesë UP-në në proces.
5. Sigurimin e bursave për universitetet publike në të cilat tash e disa vite nuk dhurohen mjetet e kërkuara nga MASHT-i.
MAShT çdo vit ndanë mjete për bursat e studentëve për secilin universitet publik. Ne do të bëjmë një komision që do të verifikojë se ku janë shpenzuar këto mjete të cilat janë ndarë për bursat e studentëve, dhe nëse komisioni konstaton se kjo vijë buxhetore është shfrytëzuar për diçka tjetër, atëherë do të pasojë ndëshkimi sipas Ligjit për Buxhetin. Në vitet në vazhdim, ne do të angazhohemi qe të ndahen më shumë mjete për bursat e studentëve.
6. Paisjen e fakulteteve me laboratorë të kërkimit shkencor.
Ne vazhdimisht këto raste i mbështesim brenda mundësive që kemi në varësisht nga kërkesat që na vijnë nga fakultetet.
7. Shtimin e numrit të bibliotekave, përmirësimin e kushteve në ato aktuale dhe pasurimin e tyre me literaturë në gjuhën shqipe.
Kjo është çështje që i takon universiteteve, por gjithsesi edhe ne do të japim kontributin tonë si MAShT, varësisht nga kërkesat.
8. Sigurimin e qasjes pa pagesë për studentët dhe stafin akademik të institucioneve të arsimit të lartë në platformat elektronike shkencore.
Kjo gjë duhet të bëhet në bashkëpunim me universitetet.
9. Ofrimin e mundësive të punësimit për studentë. Përvoja vullnetare që ata marrin gjatë studimeve të tyre, në kundërshtim me legjislacionin në fuqi, nuk u njihet si përvojë pune.
Kjo çështje nuk i takon MAShT-it.
10. Sigurimin e praktikës profesionale në institucione apo agjencione shtetërore apo private.
Në vitin e kaluar një mundësi e tillë ka ekzistuar në MASHT, por me ardhjen e Ministrit Bytyqi kjo është ndalur. Njëkohësisht, kërkojmë llogari nga ai për mbylljen e kësaj mundësie për studentë.
Ekziston një marrëveshje në fuqi (edhe pse deri më tani nuk ka pasë vijë buxhetore), që mundëson angazhimin e punës praktike për 50 studentë të universiteteve publike, kundrejt një pagese për 3 muaj.
Ne nuk kemi ndryshuar asgjë nga kjo marrëveshje dhe pritet që në muajin prill të hapet thirrja për aplikime për punë praktike.
11. Pavarësimin financiar të universiteteve tjera publike, si domosdoshmëri për funksionimin e tyre.
Kjo gjë rregullohet përmes statutit të tyre, i cili duhet të miratohet në Kuvend.

T� tjera
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...
-
Tahiri-Matoshit, pasi përmendi Sami Lushtakun: Mos moralizo
Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuve...
-
Rasti i Arlindës, Musliu sjell shembullin e Pejgamberit për rolin e gruas në jetën e burrit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, ka folur për herë të parë në ...
-
Tahiri kërkon dorëheqjen e Gërvallës pas rastit të Arlinda Zekajt
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka kërkuar dorëheqjen e m...
-
Paris Guri reagon për mungesën e uniformave të kadetëve të Policisë: S’ka uniforma për ata që nesër duhet t’i mbrojnë gratë nga dhuna
Deputeti Paris Guri ka reaguar për mungesën e uniformave të kadetëve të Polic...





























