Lajme

Ambasadori rus: Britania po i fsheh informacionet rreth Skripalit

Autori: Gazeta inFokus 21:17 | 16 March 2018

Ambasadori rus në Londër, Aleksandër Jakovenko tha sot se ai ka marrë një shkresë diplomatike, ku deklarohet se ish-spiuni Sergei Skripal dhe vajza e tij Julia, janë në gjendje kritike, por ai shtoi se Britania po fsheh shumë informacione.

Sipas mediave britanike, ai tha se informacioni që ata kanë marrë “nuk është i mjaftueshëm për Rusinë”.

Pas helmimit të ish-spiunit rus dhe vajzës së tij, marrëdhëniet mes Londrës dhe Moskës kanë shkuar në pikën më kritike, pasi Britania po e akuzon Rusinë për përdorim të armeve të ndaluara në territorin e saj në tentativë për ta vrarë ish-agjentit rus.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera