Deputeti i PDK’së tregon fjalët që ia tha deputeti i mllefosur i VV’së
Autori: Gazeta inFokus 21:01 | 16 March 2018
Fjalimi i Ministres së Integrimeve Evropiane në seancën e Kuvendit të Kosovës, ka qenë shkaktar për ngritjen e tensioneve mes deputetëve të Kuvendit të Kosovës.
Nga pamjet e xhiruara nga kamerat shihet se këto tensione ishin ngritur nga Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së Memli Krasniqit dhe deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje Liburn Aliu, ku edhe të dy deputetët i vërsulën njëri tjetrit.
Por deputeti tjetër i Vetëvendosjes Xhelal Sveçla është parë mjaftë i mllefosur, teksa pamjet tregojnë se mllefin e tij e ka pasur me Nezir Çoçajn e PDK-së. Ky i fundit pranon se ka pasur një situatë të tensionuar teksa mohon ta ketë ofenduar apo të ketë pasur ndonjë kontakt fizik me tendencë lëndimi.
Çoçaj ka thënë për Insajderin se Sveçla ka qenë i nervozuar teksa i është drejtuar me fjalët “na nuk të tutmi ty”.
“Na nuk të tutmi ty, na nuk të tutmi ty, kanë qenë fjalët e tij që nuk e di për çfarë arsyeje më ka thënë mua”, ka thënë ai.
I pyetur Çoçaj nëse ka pasur ofendime në gjithë këtë situatë të tensionuar në kuvend, ai ka hedhur poshtë kategorikisht këtë mundës.
“Jo nuk ka pas ofendime, prekje ka pas për shkak se ne kemi tentuar mos me lanë me ndodhë diçka më shumë dhe kemi dashur t’i largojmë nga Shefi i Grupit Parlamentar tonë”, ka thënë Çoçaj.
Në interpelancën e sotme lidhur për vdekjen e Astrit Deharit, situata është tensionuar gjatë fjalimit të Ministres për Integrime Evropiane Dhurata Hoxha, e cila ka akuzuar liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin për lidhje pro ruse, duke thënë se ka për qëllim destabilizimin e Kosovës.
Deputetët e VV-së kanë penguar fjalimin e saj teksa ka ngjallur reagim dhe nervozëm tek Memli Krasniqi dhe Liburn Aliu ku më pas të gjithë deputetët janë ngritur nga ulëset për të parandaluar një përleshje fizike të mundshme.
Të tjera
-
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masivizimit të sportit e aktivitetit fizik
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me ish-kapitenin e Kombëtare...
-
Ambasadori francez, Guerot: Herët të mendohet anëtarësimi i Kosovës në NATO
Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot u shpreh se anëtarësimi i Koso...
-
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri për sigurinë e Kosovës
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
Haradinaj prezanton kandidatët për deputetë nga Ferizaj
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
Buxheti për arsim i vitit 2025, 101 milionë euro më i lartë se katër vjet më parë
Buxheti për arsim për vitin 2025, sipas ministres Arbërie Nagavci do të jetë ...
-
Masat ndaj Kosovës, ambasadori francez: S’dihet nëse hiqen deri në fundvit
Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, ka folur në lidhje me mas...
-
Peci ia pezullon dajës së Fitore Pacollit grantin 60 mijë euro për lajthia dhe arra
Ende pa u bërë një javë prej kur në media u raportua për grantin rreth 60 mij...
-
Ende pa filluar fushata, ka shqetësime për shkelje dhe ndërhyrje në proces zgjedhor
Partitë politike në Kosovë po përgatiten për zgjedhjet parlamentare të 9 shku...
-
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe do të jetë kush edhe pë...
-
Gjenerali Jashari në Kanada takon shefen e ushtrisë atje: Fitorja e Ukrainës kundër Rusisë detyrë kolektive për shtetet demokratike
Gjenerali i FSK-së, Bashkim Jashari, po qëndron për një vizitë zyrtare në Kan...
-
Mehaj: Kërcënimet dhe deklaratat e Vuçiqit apo çfarëdo Viqi, s’meritojnë vëmendjen tonë
Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka thënë se kërcënimet dhe deklaratat ...
-
Mijëra migrantë me azil të refuzuar morën para për të lëshuar Gjermaninë
Mijëra persona, përfshirë ata që u është refuzuar kërkesa për azil, apo ata q...