Lajme

Shtyhet realizimi i projektit të qendrës turistike “Borea”

Autori: Gazeta inFokus 08:03 | 16 March 2018

Konsorciumi italiano-zviceran “Leitner AG SPA & FILAV SA”, fituese e tenderit për ndërtimin dhe menaxhimin e qendrës turistike “Borea” në Bjeshkët e Kopranikut të Pejës, ka qenë e obliguar që deri më 3 mars, si datë e fundit, t’i prezantojë para Komunës së Pejës tri ide, për ndërtimin e kësaj qendre.

Këto tri ide, do të diskutoheshin nga kryetari i Komunës, Gazmend Muhaxheri, bashkë me operatorin dhe me komisionin komunal të projektit “Borea”, dhe pastaj të përzgjedhin njërën ide për ndërtimin e kësaj qendre turistike, shkruan sot Koha Ditore.

Mirëpo, konsorciumi fitues vitin e kaluar i këtij tenderi publiko-privat, jo vetëm që nuk iu ka përmbajtur afatit të caktuar dhe nuk i ka sjellë tri plane të mundshme për ndërtimin e “Boresë”, konsorciumi italiano-zviceran “Leitner AG SPA & FILAV SA” ka kërkuar që të shtyhet afati i projektit, e madje edhe të mos i bëhet presion kohor.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Prince Coffee shkon edhe në Ferizaj – ambient i ngrohtë e risi në menu (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera