Lekaj: Pres që demarkacionin ta votojnë të larguarit nga VV-ja
Autori: Gazeta inFokus
07:03 | 16 March 2018
Kryesia e Kuvendit e ka caktuar për të martën në orën 16:00, seancën ku pritet që të votohet demarkacioni në mes Kosovës dhe Malit të Zi.
Tashmë dihet që partitë e koalicionit (Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate) së bashku me Lidhjen Demokratike të Kosovës, i posedojnë 79 vota pro kësaj çështje. Atyre iu duhet edhe një votë, në mënyrë që të ratifikohet marrëveshja e demarkimit të kufirit në mes Kosovës dhe Malit të Zi.
Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, njëherësh nënkryetar i AAK’së, u shpreh i bindur që të martën do të përfundojë kjo temë.
Ai ka thënë se beson që ky grup i ri parlamentar, do të jetë dhe fleksibil dhe parimor, që mos ta lejojnë këtë temë, në dorë të Listës Serbe.
“Grupi i pavarur është shumë konstruktiv. Unë shpresoj tek ta që të gjindet ndonjë deputet apo si tërësi e grupit dhe do të mendojnë pozitivisht. Unë pres që këta do të reflektojnë pozitivisht dhe do të votojnë pro kësaj marrëveshje. Arsye për këtë gjë është se ata janë më fleksibil. Nuk besoj që ata e lejojnë këtë çështje të varur nga dikush që mendojnë më ndryshe, pra Listës Serbe. Por, sido që të jetë, them me bindje të plotë që të martën do të arrihet ratifikimi”, ka thënë Lekaj për Insajderin.
Por, shefi i Grupit të Deputetëve të Pavarur, Dardan Sejdiu, ka mohuar se do votojnë pro marrëveshjes së demarkacionit.
Ai ka thënë se asgjë nuk ka ndryshuar, dhe të 12 deputetët e këtij grupi janë unik dhe votojnë kundër.
“Sa i përket demarkacionit, të gjithë jemi unik. S’ka ndryshuar asgjë. Si kemi qenë para dy jave, si dje, ashtu edhe jemi sot. S’ka votë për këtë marrëveshje”, ka thënë Sejdiu.

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...






























