Lajme

Haxhiu kërkon dorëheqjen e Dërgutit nga anëtarja e Kryesisë

Autori: Gazeta inFokus 18:37 | 14 March 2018

Deputetja e Vetëvendosje Albulena Haxhiu kërkon nga deputetja Aida Dërguti që të jap dorëheqje nga pozita e nënkryetares dhe anëtares së Kryesisë.

Nëse ajo nuk jep dorëheqje, Haxhiu tha se do t’i kërkojnë Kuvendit që ta shkarkojë atë sepse ajo pozitë i takon dikujt nga Vetëvendosje e që Dërguti që nga sot nuk është pjesë e saj.

Hahxiu tha se Dërguti po të kishte moral politik ajo do të jepte vet dorëheqje e nëse ajo se bën këtë do të kërkojnë shkarkim.

-Advertisement-

Gjatë ditës Grupi i Pavarur i Deputetëve ka dërguar kërkesë në administratën e Kuvendit për formimin e Grupit Parlamentar prej 12 deputetësh.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International
-Advertisement-

Të tjera