Rozë

Madonna tashmë edhe regjisore

Autori: Gazeta inFokus 11:34 | 14 March 2018

Diva e muzikës, Madonna rikthehet në skenë, por tashmë si regjisore.

Filmi do të bazohet në autobiografinë e shkruar nga ylli muzikës në bashkëpunim me Elaine DEPRINCE, me titull me titull “Taking Flight: From Ëar Orphan to Star Ballerina”.

Në ekranin e madh do të vijë historia e një vajze jetime në Sierra Leone gjatë luftës, por që më vonë u bë një nga balerinat më të famshme në botë.

-Advertisement-

Michaela DEPRINCE u lind në vitin 1995 në Sierra Leone dhe ka humbur prindërit e saj për shkak të luftës civile që përgjaku Afrikën për vite me rradhë. Pasi u adoptua nga një familje në Neë Jersey, Michaela zbuloi dashurinë e saj të madhe për baletin klasik, e cila çoi atë që të jetë, sot, një prima balerinë e Baletit Kombëtar holandez. Artistja u promovua gjithashtu edhe nga Beyoncé në videon e saj “Lemonade”.

Në lidhje me këtë projekt të ri, Madonna u shpreh: “Historia e Michaela ka pasur një ndikim të thellë tek mua, si një artiste dhe aktiviste e cila ka vështirësi. Ne kemi një mundësi unike për ti dhënë hapësirë për atë që ndodhi në Sierra Leone dhe ti lejojmë Michaelas ti japë zë gjithë jetimëve me të cilët ajo u rrit. Është një nder të sjellë në jetë historinë e saj “.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Marsi sjell Magji në ETC
-Advertisement-

Të tjera