Lajme

Shqiptarët e Luginës të përfshihen në fazën e re të dialogut

Autori: Gazeta inFokus 09:13 | 14 March 2018

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSh), Ragmi Mustafa, ka ftuar institucionet e Kosovës të mos i lënë shqiptarët e Luginës së Preshevës jashtë fazës së re të dialogut Kosovë–Serbi.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se tani është momenti i fundit që Kosova ta ngrehë zërin për zgjidhjen e problemit të shqiptarëve të Luginës.

Sipas Mustafës, krahas zgjidhjes përfundimtare të çështjeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, duhet të zgjidhet edhe problemi i shqiptarëve të Luginës.

-Advertisement-

“Ne vetëm kërkojmë zbatimin e standardeve që Kosova zbaton për pakicat andej kufirit. Çdo gjë që vlen për serbët atje të vlejë edhe për shqiptarët këtu”, ka thënë lideri i PDSh-së, Ragmi Mustafa.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy