Lajme

Opozita bojkoton seancën, nuk ka kuorum për vazhdim të saj

Autori: Gazeta inFokus 11:14 | 13 March 2018

Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, ka dhënë pauzë meqë nuk ka kuorum për të vazhduar seancën, pas daljes së opozitës nga seanca.

Ai tha se do t’i takoj kryetarët e grupeve parlamentare për të diskutuar dhe për të gjetur një konsensus dhe për të shikuar pastaj nëse do ta vazhdojnë seancën apo jo.

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, tha se duhet të dihet se kush e ka zbuluar këtë praktikë. Ai tha se ka ligje që kanë qenë për jetën e zakonshme të këtij vendi, LDK e ka pritur nëse pozita i ka 61 vota pastaj për të marrë pjesë në votim apo jo.

-Advertisement-

Haradinaj tha se opozita po ngrit çështje të cilat kanë kaluar, siç është debati për njëqind ditëshin i cili ka kaluar moti.

Ai tha se është elementare që derisa një lëndë në Kushtetuese atëherë legjislativi nuk duhet të marrë vendime për atë çështje./INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €
-Advertisement-

Të tjera