Meta mbështet Forumin e prodhuesve shqiptarë
Autori: Gazeta inFokus
15:09 | 12 March 2018
Klubi i Prodhuesve të Kosovës, Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë dhe Oda Ekonomike të Maqedonisë Veri- Perëndimore u takuan me presidentin e Shqipërisë Ilir Meta.
Sipas një njoftimi nga Klubi i Prodhuesve takimi me presidentin Meta ka qëllim prezantimin e Forumit Ekonomik të Prodhuesve Kombëtar Shqiptar, synim i të cilit është promovimi i lëvizjes së lirë të mallrave, shërbimeve, kapitalit dhe promovimi i produkteve mbarëkombëtare shqiptare, shkruan Infokusi.
“Në takim u diskutuan edhe tema në lidhje me legjislacionin dhe aplikimin e tij në marrëdhëniet tregtare në mes ndërmarrjeve prodhuese mbarëkombëtar. E po ashtu u adresua edhe nevoja për të mbështetur prodhimet me origjinë shqiptare të të gjitha trevave kombëtare. Po ashtu, gjatë takimit u diskutua edhe për sfidat e rajonalizimit të ekonomive të tri vendeve dhe sfidat e integrimit në një treg të unifikuar”, thuhet në njoftim.
Drejtori i Klubit të Prodhuesve të Kosovës, Astrit Panxha, tha se janë të interesuar që të rrisin prezencën e produkteve të Kosovës në tregun e Shqipërisë.
“Prezenca e produkteve dhe shërbimeve të Shqipërisë është shumë herë më e madhe në tregun e Kosovës, se sa produktet e Kosovës në atë të Shqipërisë. Prandaj, kërkojmë që të lehtësohet qarkullimi i mallrave dhe të bëhet lehtësimi i proceduarve për shkëmbimet tregtare”, ka thënë Panxha.
Ai kërkoi heqjen e të gjitha barrierave tarifore dhe jotarifore, për të gjithë sektorin e prodhuesvet.
Në njoftim bëhet e ditur se presidenti i Shqipërisë ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim.
“Është koha e fundit që ne të gjithë së bashku të kemi një vizion të përbashkët për të ardhmen tonë ekonomike. Tani, duhen mesazhe të forta shprese dhe zhvillimi, ka kaluar koha e premtimeve, tani duhen vetëm veprime”. Ai shprehu idenë që duke marrë shembuj dhe praktika nga vendet tjera, të krijohet një zonë të lirë ekonomike, e cila do të përfshinte të gjithë hapësirën mbarëshqiptare.
“Unë do të mbështesë dhe do të reduktojë të gjitha barrierat tarifore dhe jo-tarifore që e pengojnë integrimin në një treg të unifikuar dhe të përbashkët. Ne, kemi mundësi dhe hapësira të pafund të bashkëpunimit të cilat kërkojnë një agjendë dhe një plan konkret të veprimit” ka thënë Meta. /INFOKUSI/


T� tjera
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...
-
“E ndjera i kishte paralajmëru – Duhet të shqyrtohet përgjegjësia e secilit”, Haradinaj për vrasjen e Arlinda Zekajt
Ish-kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, i ftuar në Pressing në T7, foli ...


































