Lajme

Brexit do t’u kushtojë kompanive gjermane miliarda euro

Autori: Gazeta inFokus 13:16 | 12 March 2018

Kompanitë gjermane do të humbasin rreth nëntë miliardë euro (11,1 miliardë dollarë) çdo vit pas largimit të Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian, nëse tregtia do të kryhej sipas rregullave të Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT).

“Rregullat e OBT-së paracaktojnë tarifa dhe barriera rregullatore duke përfshirë procedurat e licencimit dhe pritjet potencialisht të gjata në kufijtë, që gjithashtu rezultojnë me kosto për bizneset”, sipas një raporti të kompanisë së konsulentëve të menaxhimit “Oliver Wyman” dhe kompanisë ligjore shumëkombëshe “Clifford Chance”.

Gjermania mund të ishte goditja më e madhe e shteteve anëtare të BE-së, kryesisht industria e saj e prodhimit të automjeteve që do të mbante përgjegjësinë e një të tretës së humbjeve me një vlerë prej miliarda eurosh.

-Advertisement-

“Bizneset në të gjithë unionin pa Britaninë e Madhe do të përballen me shpenzimet që arrijnë vlerën e  37 miliardë eurove në vit, ndërsa Britania e Madhe një vlerë prej 32 miliardë euro”, sipas raportit.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Meridian Express hap marketin e ri në qytetin e Mitrovicës Veriore!
-Advertisement-

Të tjera