Thaçi: Kosova ka qenë dhe është, nuk pranon ndarja apo autonomi!
Autori: Gazeta inFokus
12:55 | 12 March 2018
Ndihmës sekretari i Shtetit të SHBA-së për Çështje Evropiane dhe Evroaziatike, Wess Mitchell ka arritur në Kosovë ku është pritur nga presidenti i vendit, Hashim Thaçi.
Pas pritjes, dyshja kanë mbajtur një konferencë për media, në të cilën Thaçi ka falënderuar Mitchell për vizitën e tij si dhe për bashkëpunimin e mirë që ka SHBA me Kosovën.
“Sapo zhvilluam një takim të shkëlqyer me z.Mitchell, të cilin dëshiroj të falënderoj për vizitën e tij në Kosovë, është kjo vizita e parë e tij në Ballkanin-Perëndimor në cilësinë e re duke filluar nga Kosova.Takimi ishte shumë miqësor dhe konstruktiv. Ju zotova edhe njëherë që shteti i Kosovës është duke punuar aktivisht dhe shumë përgjegjshëm në mënyrë që të konsolidoj edhe më tepër shtetin në rrafshin e brendshëm dhe atë ndërkombëtarë.SHBA kanë qenë, janë dhe do të mbesin partner strategjik të Kosovës me miqësi të përhershme dhe marrëdhënie të veçanta.Dua të falënderoj, z.Mitchell për vëmendjen e veçantë që po i jepet Kosovës dhe tërë Ballkanit, për të lëvizur më shpejtë drejt anëtarësimit në NATO por edhe në BE. E informova për mundësitë e reja dhe përkushtimin tonë që të përmbyllet sa më shpejtë çështja e demarkacionit që të kalohet edhe ky hap vendimtar për liberalizimin e vizave.Shpresoj që koalicioni qeverisës janë duke biseduar në mënyrë intensive me Listën Serbe dhe që të votohet demarkacionit.Askush më nuk ka asnjë arsye që të vonojë ratifikimin e demarkacionit. Është interes strategjik dhe shtetëror. Gjithashtu biseduam për hapat e mëtejshëm të FSK-së për themelimin e Forcës së Armatosur të Kosovës, si parakusht për të filluar procesin e partnerit për paqe dhe pastaj anëtarësimin në NATO.Diskutuam për mundësinë e vazhdimit të dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë, si mundësi për normalizimin e plotë të marrëdhënieve, që do të qonte në një frymë pajtimi. Kosova ka qenë, është, Kosova nuk pranon ndarje, shkëmbim territoresh dhe ndonjë autonomi.U zotuam se Kosova do të vazhdoj të jetë kundër terrorizmit dhe fundamentalizmit. Ka qenë dhe do ta jetë kampione në rajon lidhur me këtë”,ka thënë Thaçi, shkruan Indeksonline.
Gjithashtu ai ka thënë se nuk është diskutuar vetëm për politikë dhe çështje diplomatike por edhe për ekonomi.
“Nuk kemi diskutuar vetëm politike dhe çështje diplomatike por edhe për ekonomi. Është shumë e rëndësishme që SHBA-të të sjellin investitorë dhe që shpejtë do të fillojë edhe puna e termocentralit, si ndër investimet më të fuqishme”,ka përfunduar Thaçi.

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...






























