Thirrjet telefonike nga Finlanda në Kosovë 19,87 € në minutë…!
Autori: Gazeta inFokus
10:56 | 12 March 2018
Kodi telefonik i Kosovës është pritur për shumë vite nga populli dhe më në fund vitin e kaluar janë arritur disa përparime ku Kosovës i është lëshuar kodi telefonik +383 përmes ndërmjetësimit të Austrisë me një fusnotë të cilën disa nga ne ndoshta edhe nuk e kuptojmë çka do të thotë por sido që të jetë, hapat konkret kanë filluar me ndërrimin e numrave nga Vala +377 dhe IPKO +386 në kodin e ri +383.
Prapavijat e fusnotës apo gjërat tjera të cilat populli nuk po i kupton kanë filluar të dalin në praktik me gjëra të hidhura. Një nga rastet e tilla ka ndodhur në Finlandë.
Para një jave Afrim Begiqi me banim në Finlandë ka telefonuar familjen e tij në numrin me kodin e ri telefonik +383… dhe pas disa dite ka pranuar faturën e telefonit me një shumë astronomike.

Siç po shihni, nga fatura ku kemi shkëputur vetëm 1 thirrje (Ulkomaanpuhelut = thirrjet ndërkombëtare) që ka bërë Afrimi dhe ka zgjatur 4 m 22s, ka paguar 87,62 €. Pasi ka kontaktuar operatorin e telefonisë Telia, ata kanë thënë se kjo është tarifa të cilën e ka caktuar operatori juaj nga Kosova dhe për sqarime pyetni ata…!
Pas kësaj dëshmie, ne kemi shikuar tarifat nga faqja zyrtare e operatorit Telia dhe është fakt se aty shkruan thirrja në Kosovë tek operatori me kodin +383 kushton 19,87 € për minutë, shkruan gjiganti.com. Fotografia e bashkangjitur tregon gjithçka, por keni parasysh se thirrjet tek operatori Vala me kodin +377 ende janë me tarifa të vjetra d.m.th 0,77 € dhe 0,57 €.

Pas këtij rasti, Gjiganti.com ka bërë hulumtimin e tarifave për të gjithë shtetet tjera nga ky operator dhe më poshtë kemi listuar disa statistika:
Operatorët nga shtetet e BE-së kanë tarifat më të vogla që sillen nga 0,10 – 0,50 €
Operatorët e shteteve fqinje të Kosovës sillen nga 0,37 – 0,49 €
Disa shtete nga Afrika, Azia që kanë tarifat më të larta, arrijnë shumën maksimale deri në 2,73 €
Lidhjet direkte me disa satelitë të veçantë 3,06 – 8,35 €
Kosova tejkalon gjithçka nga imagjinata e njeriut tek shuma astronomike 19,87 €!
“Ndoshta neve na kanë llogaritur se jemi jashtëtoksorë dhe lidhja është bërë me planetin Mars, por për këtë gjë ende nuk dihet pasi s’kemi fakte…?!”
Disa sqarime:
Duhet të keni parasysh se për momentin kjo tarifë vlen vetëm nga operatori Telia në Finlandë, ndërsa operatorët tjerë të Finlandës Elisa dhe DNA ende nuk kanë informacione të sakta që e cekin kodin e ri telefonik +383. Tek faqja e operatorit DNA janë disa sqarime të rifreskuara në nëntor 2017, ku thuhet se thirrjet për në Kosovë duke përdorur lidhjen shtesë 99555 dhe 966 dhe pastaj 383.. kanë tarifën standarde 0,54 – 0,70 €. Tek Elisa ende s’kemi gjetur diçka te saktë.
Nëse kërkoni tarifat nga operatorët e tjerë, kudo që të jenë, shikoni me kujdes edhe nëse e tregon shtetin Kosova sepse mund të jenë çmimet e vjetra me kodet +377 dhe +386…
Çmimet gjithmonë varen se si i caktojnë operatorët në mes veti prandaj ankesat nuk e dimë saktë se ku duhet të bëhen pasi gjithmonë njëra tjetrës ia lënë fajin.

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...





























