Gjuriq: S’më intereson plani Amerikan, Serbia ka planin e vet për Kosovën
Autori: Gazeta inFokus 15:01 | 11 March 2018
Drejtori i së ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë serbe Marko Gjuriq ka refuzuar ta komentojë informatën se administrata e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka një plan për Kosovën, që përbëhet nga katër pika, transmeton Gazeta Express.
Ai ka thënë se “adresa e vërtetë” për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje është = State Departamenti.
“Unë s’do të kisha folur shumë për politikën, mundem vetëm të them se për këtë duhet ta pyetni State Departamentin, nëse dikush di gjë për këtë atëherë ata janë që e dinë se kjo është e tëra që mund ta them. Nde gjithsesi kemi paketën serbe për Kosovën e Metohinë, por kjo është paketa jonë”, ka thënë Gjuriq në Prelluzhë të Vushtrrisë, pas dorëzimit të donacionit për makina terreni për Qendrën për Punë Sociale në këtë vend.
Sipas gazetës beogradase Vecernje Novosti amerikanët, të pakënaqur me performansën e BE’së në bisedimet janë kanë përgatitur një plan për Kosovën dhe Serbinë.
Sipas Novostit Serbisë i kërkohet që Kosovës t’ia mundësojë anëtarësimin në organizata ndërkombëtare, përfshirë OKB’në ndërsa Kosovës krijimin e Asociacionit me kompetenca të mëdha në arsim dhe shëndetësi. Asociacioni do të funksiononte nën autoritetin e një Zëvendëskryeministri te Qeverisë së Kosovës që do të ishte nga komuniteti serb.
Kjo pako e administratës së Trump, sipas këtyre mediave do të diskutohet gjatë javës së ardhshme kur Prishtinën dhe Beogradin do t’i vizitojë Ëes Mitchel ndihmësi i Sekretarit të Shtetit për Europë dhe Eurazi, transmeton Gazeta Express
Kjo është ajo që shkruan Vecernje Novosti në edicionin e sotëm.
Sipas gazetës, duke cituar burime të mirë-informuara, ky dokument i Washington i cili ka shënime të theksuara të shqetësimeve gjeopolitike në shumë mënyra mund të përcaktojë drejtimin e ardhshëm të Serbisë.
Ky tekst siç e quan kjo media serbe për Kosovën, thuhet se do të jetë bisedë kyçe të martën gjatë vizitës së zyrtarit të Trump Ves Mitchel në Beograd.
Dokumenti përcakton se Komuniteti i Komunave Serbe do të marrë kompetenca më të gjera ekzekutive dhe kompetenca të zgjeruara në fushën e shëndetësisë, arsimit dhe kulturës.
Beogradi pritet tija mundësojë Prishtinën të bashkohet me organizatat ndërkombëtare.
Nëse pala serbe bie dakord me këtë paketë, Serbisë do t’i mundësohet bashkimi me BE, dhe se Shtetet e Bashkuara do të garantojnë mbështetje më të madhe ekonomike dhe diplomatike në arenën politike ndërkombëtare, thoshte gazeta.
Thuhet se Amerika ka vendosur për këtë hap, sepse ata janë të pakënaqur me inertitetin e Brukselit kur është fjala për çështjen e Kosovës.
“Novosti” deklaron se ky propozim ka gjithashtu “anën tjetër të medaljes e cila, para së gjithash, e transferon barrën e madhe të përgjegjësisë në shpinë të Vuçiqit”.
Gazeta deklaron se nuk është rastësi që kreu i shtetit është “adresa e parë” për këtë paketë, sepse është figura më e fortë politike në vend. Ai gjithashtu shkruan se për shkak të kësaj “dërgesë”, çështja tani është se çfarë do të ndodhë nëse Beogradi dhe Presidenti Vuçiç do të refuzojnë idetë e SHBA.
“Pasoja e parë tashmë është kanosëse – bllokimin e integrimit evropian të vendit tonë, apo humbjen e një shans për t’u bërë anëtare e BE-së. Faktori i dytë i rrezikut është një humbje e vlerësuar e investimeve të huaja direkte, veçanërisht nga vendet e BE, e cila do të jetë një goditje e madhe për ekonominë serbe”.
Gazeta shkruan se të gjitha këto “skenare të zeza” po “kërcejnë” nga zyrtarët serb përmes kanaleve diplomatike jozyrtare perëndimore.
Të tjera
-
Policia shqiptoi 1.898 gjoba trafiku për 24 orë
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar...
-
Specialja të premten me urdhër për zhdëmtimin e viktimave në rastin Shala
Gjykata Speciale njofton se këtë të premte nga ora 11:00 do të shqiptojë urdh...
-
Tre persona vdesin në një aksident pasi GPS-i ia huqi rrugës
Tre persona kanë vdekur në një aksident rrugor pasi GPS-i i makinës së tyre u...
-
Murati del me një njoftim për programin e subvencionimit të energjisë elektrike
Ministri i Financave, Hekuran Murati ka dalë me një njoftim për të gjitha fam...
-
Një veturë që po kërkohej nga shteti gjerman gjendet në Vushtrri
Një veturë e cila ishte në kërkim nga shteti gjerman është gjetur dhe sekuest...
-
Vdes personi i cili ishte duke u trajtuar jashtë vendit pas një aksidenti në Serbovc
Një person i cili është aksidentuar më 20 nëntor, ka ndërruar jetë ditën e dj...
-
Ministri Peci publikon mesazhin e një personi që e ofendoi rëndë
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka publikuar mesazhin e një personi i cili e...
-
Gjuajtje me ạrmë në Koliq të Prishtinës
Policia e Kosovës ka njoftuar për të shtëna me armë zjarri në fshatin Koliq t...
-
Gjakovë: I dyshuari shkakton aksidentin dhe ikë nga vendi i ngjarjes
Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Devë të Gjakovës. Një person ka...
-
Zhduket një grua në Podujevë
Një grua është raportuar e zhdukur në Obranqë të Podujevës. Në raport thuh...
-
Patën mosmarrëveshje në rrjete sociale 7 persona të përfshirë në rrạhje e plạgosje me thịkë në Lipjan
Një rast i rëndë ka ndodhur të hënën në fshatin Resinoc të Lipjanit ku pas nj...
-
Presidentja Osmani në Kolumbi, ndan thirrje për eliminimin e dhunës ndaj grave
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka nisur vizitën e saj zyrtare në Kolumb...