Lajme

Memli Krasniqi: Me caktimin e seancës, çështja e Demarkacionit përfundon

Autori: Gazeta inFokus 11:57 | 11 March 2018

Qeveria e Kosovës javë më parë ka proceduar në Kryesi të Kuvendi marrëveshjen për Demarkacionin mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Megjithëse është caktuar 3 herë seanca për ratifikimin e saj, ajo është shtyrë për shkak të mungesës së votave për të kaluar Demarkacioni.

Tani, mazhoranca po pret të arrihet konsensusi mes partive politike për të caktuar seancën për Demarkacion.

-Advertisement-

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka paralajmëruar se disponimi i shumë deputetëve është duke ndryshuar pozitivisht, përfshirë edhe disa nga deputetët e Vetëvendosjes.

“Po punojmë që të arrijmë konsensus për të ecur përpara, sepse mjaft jemi vonuar. Kemi biseduar për demarkacion dhe nuk ka pasur tensione në mbledhje. Jemi vonuar shumë dhe po bëjmë gabime ndaj qytetarëve. Jam optimist se do të arrihet një konsensus, pasi disponimi i shumë deputetëve është duke ndryshuar pozitivisht, përfshirë edhe disa kolegëve nga Vetëvendosja”, ka thënë Veseli.

Gjithashtu, deklarata pozitive për këtë çështje ka pasur edhe nga ana e serbëve.

Sekretari i Presidencës serbe, Nikolla Selakoviq gjatë një vizite të tij në fshatin Lapnasellë në Kosovë, ka thënë se Lista Serbe është e gatshme të votojë Demarkacionin.

I kontaktuar nga Indeksonline, edhe kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi beson në kalimin e Demarkacionit.

Sipas tij, në momentin që caktohet seanca dhe Demarkacioni të vihet në votim, ajo do kalojë.

“Ne momentin që do të vihet në votim marrëveshja për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, ne besojmë se do të kalojë me sukses”, është shprehur Krasniqi.

Ndryshe, Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka mbajtur të enjten një takim. Megjithëse nuk e kanë caktuar seancën plenare, ata kanë paralajmëruar se është biseduar për këtë çështje dhe se ka përparime.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera