Rozë

Vdes në sallën e gjyqit murgesha që kishte kontest pronësor me Katy Perry

Autori: Gazeta inFokus 08:44 | 11 March 2018

Vdes murgesha që kishte kontest pronësor dhe kishte paditur Katy Perryn.

Një murgeshë, e cila kishte paditur yllin e muzikës Pop për blerjen e manastirit në Los Angelos, vdiq në sallën gjyqësore pas një sulmi në zaemër.

Kryepeshkopi Jose H. Gomez tha se murgesha 89-vjeçare Catherine Rose Holzman vdiq të premten, njoftoi AP.

-Advertisement-

Disa orë para se të vdiste, ajo foli për televizionin “KT”, ku kundërshtoi vendimin e gjykatës për ta lejuar shitjen manastirin e Los Felizit.

Katy Perry është pranë blerjes së një pronë prej tetë mijë hektarësh dhe ndërtesa të stilit romak për 14.5 milionë dollarë.

Nga ana tjetër, sipas agjencisë, murgeshat u përpoqën ta shisnin manastirin tek një blerës tjetër, ku synohej të konvertohej prona në një hotel, por gjykata vendosi në vitin 2016 se një shitje e tillë nuk lejohej.

Mbetet të shihet se si do të vazhdohet procesi gjyqësor pas vdekjes së murgeshës Holzman.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €
-Advertisement-

Të tjera