Lajme

Djuric merr leje për ta vizituar Kosovën sot

Autori: Gazeta inFokus 07:44 | 11 March 2018

Marko Djuric, drejtor i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, do të vijë sot për vizitë në Kosovë.
Ai për vizitë ka marr leje nga Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës. Këtë e ka konfirmuar për Indeksonline, Jetlir Zyberaj, këshilltar i Ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli.

“Marko Djuric ka kërkuar leje për vizitë, kërkesa i është aprovuar”, ka thënë Zyberaj.

Gjuriq gjatë qëndrimit në Kosovë do të dorëzoj një automjet për teren në Qendrën për Mirëqenie Sociale në Prelluzhë të Vushtrrisë.

-Advertisement-

Ky automjet i dorëzohet drejtorit të qendrës në emër të donatorit “Stefial d.o.o”, nga bashkëpronarët e kësaj kompanie dhe nga ish-futbollisti Dejan Stankoviç e Dragan Ruvarac.

Pas kësaj, parashihet nënshkrimi i kontratës për ndërtimin e një shtëpie për një familje me social të fshatit Gracë, shtëpi prej 75 m2, me vlerë 2.8 milion dinarë.
Automjetet në terren dhe donacionet e shtëpive janë vazhdim i ndihmës që Qeveria serbe ka bërë për serbët që jetojnë në Kosovë, premtim ky i presidentit serb që bëri gjatë vizitës në Kosovë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso
-Advertisement-

Të tjera