Lajme

Limaj tregon kur do të votohet demarkacioni

Autori: Gazeta inFokus 22:18 | 09 Mars 2018

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj ka thënë se java e ardhshme do të jetë vendimtare për zgjidhjen e çështjes së demarkacionit.

Limaj ka thënë se nuk është mirë të shkohet në seancë për sa kohë nuk janë që nuk janë siguruar votat për ta kaluar këtë temë.

“Në këta muajt e fundit ne kemi bërë hapa pas një stagnimit disa vjeçar. Angazhimi ynë, bisedimi me palën malazeze ka pruar deri në këtë gjendje. Tashme partitë shqiptare përveç Vetëvendosjes e kanë deklaruar votën pro. Tani jemi në një moment kur ende po punojmë për t’i siguruar votat. Jemi në ditë të numëruara deri të kalimi i demarkacionit dhe se java e ardhshme do të jetë vendimtare për ta përfunduar këtë temë”, ka thënë Limaj në një intervistë për ‘Argument Plus’.

-Advertisement-

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy