Deputeti i dorëhequr nga VV: S’kam asgjë të përbashkët me ata që duan ta sjellin islamin në politikë
Autori: Gazeta inFokus
21:39 | 09 March 2018
Gazeta zvicerane “Aargauer Zeitung” ka zhvilluar një intervistë me Faton Topallin, deputetin e Vetëvendosjes i cili së fundmi ka dhënë dorëheqje nga pozitat në këtë parti për shkak të pakënaqësive. Në mesin e pyetjeve të shumta që i janë bërë ka qenë sigurisht ajo për arsyen që e ka shtyrë të dilte nga lëvizja, pjesë e së cilës ishte tash sa vite.
“Populizmi rritet atje ku politika nuk ofron zgjidhje. Partia Vetëvendosje vërtet ka lancuar tema por në realitet nuk ka prezantuar zgjidhje”, ka thënë Topalli.
“Shumë njerëz të pakënaqur me situatën në Kosovë, kishin ardhur te ne: nacionalistë, ultradjathtistë por edhe ultra majtistë. Unë nuk doja t`i përfaqësoja të gjithë. Unë jam socialdemokrat, në Zvicër i takoj SP-së (Partisë Socialdemokrate). Me ultra-djathtistët, ultra-majtistët dhe me qarqet që duan ta sjellin islamin në politikë, unë nuk kam asgjë të përbashkët. Dhe unë jam – ndryshe nga ajo siç e kërkon pozicioni zyrtar i partisë – për bisedime pa kushte me Serbinë. Kur unë angazhohesha për reforma në kuadrin e partisë, më kritikonin, fyenin dhe shanin”, ka thënë Topalli përcjell albinfo.
Pyetjes nëse, megjithatë, me këtë përçarje VV po e humb ndikimin që e kishte, Topalli i përgjigjet me po. “Mirëpo ne nuk e synojmë pushtetin por ndryshimet. Dhe ju mund ta merrni me mend se çfarë do të thotë nëse hip në pushtet një parti që nuk është e gatshme për ndryshime. Unë personalisht e shoh demokracinë jo vetëm si vlerë por edhe si normë detyruese”.
Ndërkaq, i pyetur nëse tash e tutje në Parlamentin e Kosovës do të ketë më shumë gaz lotsjellës, ai përgjigjet: “çështja rreth metodave politike ka qenë një ndër shkaqet e ndarjes. Gazi lotsjellës nuk është më inovativ”, citohet të ketë thënë Topalli.
Rreth mundësisë që grupi i ndarë të dalë me një parti të re, Faton Topalli thotë se kjo gjë është e mundshme dhe në një rast të tillë, ai preferon që kjo të jetë një Parti Socialdemokrate.

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...

































