Bytyqi priti një delegacion nga Universiteti i Indianas
Autori: Gazeta inFokus
20:47 | 09 March 2018
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka pritur sot një delegacion nga Universiteti i Indianas (ShBA), të prirë nga Terrence C. Manson, dekan i Shkollës së Edukimit në këtë Universitet.
Ministri Bytyqi, me këtë rast, falënderoi delegacionin për vizitën dhe për gjithë ndihmën që kanë dhënë ShBA-të për vendin tonë, sidomos në fushën e arsimit, ku veçoi Programin e Transformimit të Lidershipit (TLP).
Ministri Bytyqi, ndër të tjera, theksoi se jemi të interesuar që të kemi një sistem të trajnimit profesional dhe në këtë drejtim kanë filluar diskutimet edhe me disa universitete amerikane.Në këtë drejtim, edhe dekani Terrence C. Manson tha se Universiteti i Indianas është i gatshëm të japë kontribut dhe jo vetëm sa i përket trajnimeve, por edhe në krijimin e mundësive të reja të bashkëpunimit me MAShT dhe universitetet në Kosovë.
Në këtë takim u diskutua edhe rreth angazhimit të përbashkët që janë duke e bërë Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe Universiteti i Indianas rreth një publikimi të përbashkët shkencor për shfrytëzimin e teknologjisë udhëzuese dhe u tha se, kjo do të jetë një dëshmi se edhe Universiteti i Prishtinës ka talentë për punë shkencore të nivelit të lartë.

T� tjera
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...
































