Finalizohet qeveria e re e kancelares Merkel
Autori: Gazeta inFokus
13:56 | 09 March 2018
Social-demokratët gjermanë zyrtarizuan emrat e ministrave në qeverinë e re të Angela Merkel, me figura si Olaf Scholz në Ministrinë e Financave, disa ditë përpara emërimit të planifikuar të kancelares për një mandat të katërt qeverisës.
Kancelarjes gjermane i është dashur, me ndarjen e ministrive, të bëjë lëshime të konsiderueshme për social-demokratët e SPD-së për t’i bindur ata që të bëheshin sërish aleatë me të, pas gjashtë muaj ngërçi politik në vend pas zgjedhjeve parlamentare të shtatorit, shkruan Infokusi.
SPD-ja mori në total jo më pak se gjashtë ministri, me tre poste të zëna nga gratë dhe tre nga burrat.
Emërimi i Olaf Scholz në Ministrinë e Financave zëvendëson konservatorin Wolfgang Schäuble.
Kryebashkiaku i Hamburgut Olaf Scholz, 59 vjeç do të marrë postin e rëndësishëm të zëvendëskancelarit në qeveri.
Heiko Maas, deri tani në krye të Ministrisë së Drejtësisë, do të marrë Ministrinë e Punëve të Jashtme.
Svenja Schulze, 49 vjeçe, kryetare e SPD-së në North Rhine-Westphalia do të drejtojë Ministrinë e Mjedisit.
Ministrja aktuale për Familjen, Katarina Barley, 49 vjeçe, do të marrë drejtimin e Ministrisë së Drejtësisë, ndërsa ish-sekretari i përgjithshëm i SPD-së, Hubertus Heil, 45 vjeç, do të drejtojë Ministrinë e Punës dhe Çështjeve Sociale.
Franziska Giffey, 39 vjeçe, e panjohur për publikun e gjerë, e cila aktual mban postin e kryetares së bashkisë së një zone të Berlinit do të marrë përsipër postin e ministres së Familjes.
Ministrat e tjera, tashmë të njohur vijnë nga radhët e Partisë Kristian-demokrate (CDU) e kancelares dhe aleatit të saj bavarez, CSU. /INFOKUSI/

T� tjera
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...
-
Tahiri-Matoshit, pasi përmendi Sami Lushtakun: Mos moralizo
Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuve...
-
Rasti i Arlindës, Musliu sjell shembullin e Pejgamberit për rolin e gruas në jetën e burrit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, ka folur për herë të parë në ...
-
Tahiri kërkon dorëheqjen e Gërvallës pas rastit të Arlinda Zekajt
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka kërkuar dorëheqjen e m...
-
Paris Guri reagon për mungesën e uniformave të kadetëve të Policisë: S’ka uniforma për ata që nesër duhet t’i mbrojnë gratë nga dhuna
Deputeti Paris Guri ka reaguar për mungesën e uniformave të kadetëve të Polic...
-
Kadrijaj: Qeveria duhet të mbajë përgjegjësi për rastin e Arlindës
Deputetja e Aleancws, Time Kadrijaj, ka kërkuar përgjegjësi nga Qeveria pas v...
-
IPK nis hetimet për rastet e raportuara nga Arlinda Zekaj në Polici, do të verifikohen edhe lëshimet e mundshme të zyrtarëve
Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka nisur veprimet hetimore dhe verifikue...
-
Rasti i Arlindës, Anita kërkon nga avokatja Hoxha të zbulojë se cili Haradinaj përmendet në kërcënime
Anita Mucaj-Haradinaj, bashkëshortja e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, ka...
-
Vrasja e Arlinda Zekajt, qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të saj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Kurti: Arlinda kërkoi, por nuk e mori mbrojtjen që i duhej për të mbetur gjallë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar hetim të plotë dhe të menjëhe...
-
Deliu-Kodra: Më vjen marre nga ky fjalim në Kuvend, dikush duhet të dorëhiqet
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka kërkuar so...


































